Comment are off

World Travel Market London 2017

Hap dyert per mijera vizitore nje nder panairet me te rendesishem te turizmit ne Bote WTM ( World Travel Market) i cili po zhvillohet ne Londer ne datat 6-8 Nentor 2017. Stenden e Agjencise Kombetare të Turizmit se bashku me nje grup të operatoreve turistike e shoqeron tematika e turizmit të kultures, sporteve të aventures dhe turizmit arkeologjik e cila perputhet me se miri me vitin e turizmit te qendrueshem te shpallur nga Organizata Boterore e Turizmit. I pranishem gjate ketyre dy diteve te para ne Panair dhe Ministri I Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi I cili zhvilloi intervista me mediat me te njohura nderkombetare si BBC, National Geographic, Travel Channel dhe Euro News, ne kuader te promovimit te turizmit alternativ si dhe turizmit te qendrueshem duke pasqyruar gjithashtu politikat e qeverise Shqiptare per zhvillimin e ketij sektori. Pervec gazetareve , mediave dhe operatoreve te ndryshem, stendes se Shqiperise ju bashkua dhe Ambasadori yne ne Mbreterine e Bashkuar, Z. Qirjako Qirko.
Nje tjeter vlere, stendes se Shqipërisë i dhane dhe produktet nga Kantina Gjergj Kastrioti Skenderbeu , Kantina Duka dhe ferma e Mjaltit Morava, të cilat i mundesoi Agjencia e Zhvillimit Rajonal nr.2, ne bashkepunim me AKT duke u dhene larmi takimeve te operatore shqiptare me homologet e huaj qe i vizituan ne stende.

23318989_1880482851965335_2926302112364549281_n

About the Author