Comment are off

Vlora pret Aulona InterFolk Festival festivalin e folkut europian

Në qytetin e Vlorës starton sot edicioni IX i Aulona InterFolk Festival që do të zhvillohet deri më datë 13 maj. Ky edicion nis në skenën e sheshit Pavarësia në Skelë dhe mbyllet ditën kur në qytet do të kulmojnë veprimtaritë e hapjes së sezonit turisrik Vlora 2017 organizuar nga Bashkia Vlorë. Për 3 mbrëmje me radhë Vlora do të jetë nën mbretërinë e folkut europian duke përcjellë këngët dhe valet folklorike që vijnë nga Çekia Bullgaria Bjellorusia Sri Lanka Kosova Mali i Zi Maqedonia e Shqipëria. Festivali organizohet nga Qendra Kulturore Aulona Vlorë me mbështetjen kryesore të Bashkisë së qytetit të Vlorës si dhe Ministrisë së Kulturës e donatorë të tjerë. Festivali Aulona Folk vazhdon të mbetet një rnani festim i jashtëzakonshëm i folkut europian e më gjerë si dhe një promovim i rrallë i hapjes zyrtare të sezonit turistik të Vlorës. Një gërshetim i bukur i turizmit kulturor me turizmin natyror të rërës e ujit të detit. Edicioni i parë i këtij festivali është mbajtur në vitin 2009 duke shënuar të parin festival ndërkombëtar folku në hapësirën mbarëshqiptare. Për nga standardet që realizon gjeografinë dhe diversitetin e grupeve nivelin e zhvillimit në të gjitha planet ky festival prej edicionit të dytë është kualifikuar nga CIOFF duke u bërë pjesë e kalendarit botëror që ky institucion prestigjioz kulture organizon në çdo vit kalendarik. Në tetë edicionet e zhvilluara kanë marrë pjesë rreth 70 ansamble nga vende të ndryshme të Europës me mbi 2300 pjesëmarrës. Festivali ndan si trofe Kupën e Festivalit e cila deri tani ka shkuar në Sllovaki, Kroaci, Bullgari ,Itali, Kosovë, Turqi, Poloni dhe në Tiranë kur fitues është shpallur Ansambli Kombëtari Këngëve dhe Valleve PopuIlore. President Nderi i edicionit të 9 të do të jetë akademiku Muzafer Korkuti kryetar i Akademisë së Shkencave. Ky festival në çdo edicion të tij merr jo pak vëmendjen e publikut dhe të pranishmëve që janë në skenë. Një aktivitet i cili që në edicionin e tij të parë që nisi në vitin 2009 premtoi se do të ishte një traditë duke i paraprirë dhe sezonit turistik që nis në këtë qytet i cili gjatë stinës së verës ka shumë vëmendje.

About the Author