Comment are off

Vijon pjesemarrja e Agjencise Kombetare te Turizmit ne panairin IFT Beograd 2017

2

 

 

 

 

 

 

 

Vijon pjesemarrja e Agjencise Kombetare te Turizmit ne panairin IFT Beograd me nje prezantim dinjitoz te protencialeve tona turistike. Ne stenden perfaqesuese ka pasur vizitore te shumte, te cilet kane shprehur interes per te vizituar vendin tone dhe gjithashtu te shumte kane qene ata te cilet kane vizituar Shqiperine dhe deshironin ta vizitonin perseri.

Gjate kesaj dite jane zhvilluar takime te shumta si takimi me Drejtoret e Pergjithshem te Agjencive Kombetare te Turizmit te Serbise, Malit te Zi, Maqedonise dhe Bosnje Hecegovines. Ky takim u zhvillua ne vijim te projektit te filluar me JICA per promovimin e vendeve tona si nje pakete e perbashket turistike ne tregun aziatik dhe ne vecanti ne ate japonez. Ketij projekti ju shtua sot Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina duke pasuruar ne kete forme paketen promovuese. Duke qene se impakti i vendeve te rajonit nepermjet promovimit vecmas nuk ka pasur rezultatin e pritur bashkepunimi si nje pakete e vetme e fuqizon impaktin ne kete treg bazuar edhe ne direktivat e JICA e cila na drejton ne drejtimin e duhur per te terhequr sa me shume turiste.

Qellimi i ketij takimi ishte te kerkohej rritja e mbeshtetjes se JICA-s nepermjet pjesemarrjes me nje stende me te madhe ne panairin JATA Expo 2017, prodhimin e materialeve promocionale ne japonisht, organizimin e udhetimeve familjarizuese me operatore dhe media japoneze dhe me e rendesishmja hartimi i nje strategjie te perbashket per promovimin e turizmit te vendeve tona.

Gjithashtu u diskutua mbi nenshkrimin e nje marreveshje te perbashket bashkepunimi per gjithe periudhen e projektit dhe hapat qe duhen ndjekur deri ne perfundim ne vitin 2020.

Ne vijim u zhvilluan takimet me Drejtoret e Pergjithshem te Agjencive Kombetare te Turizmit te Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise ku u diskutua mbi mundesite e ndryshme te bashkepunimit nepermjet projekteve te perbashketa, pjesemarrjet ne evente dhe panaire nderkombetare turizmi dhe shkembimet e eksperiencave ne fushen e promovimit te turizmit. Keto vende u ftuan gjithashtu te jene pjesemarres ne Panairin Mesdhetar te Tiranes, i pari panair nderkombetar i organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes.

Stenden tone e vizitoi gjithashtu Ambasadori jone ne Serbi z. Ilir Boçka, i cili zhvilloi një takim me z. Çollaku dhe pjesëmarrësit nga vendi ynë ku u diskutua për mundësitë e mëdha që ofron vendi ynë në fushën e turizmit detar, malor, kulturor e të agrobiznesit, duke pasur parasysh interesin gjithnjë e në rritje të turistëve nga Serbia.

 

 

 

About the Author