[tribulant_slideshow gallery_id="86"]
[tribulant_slideshow gallery_id="86"]
Hotel Rogner Europa Park
Një hotel në qendër te ekonomisë, politikës dhe mikëpritjes.
Vendndodhja direkt në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si dhe standarti internacional përsa i përket sigurisë dhe komfortit, e shndërrojnë hotelin e biznesit Rogner Hotel Tirana në vendin e takimeve në fushën e ekonomisë, diplomacisë, kulturës dhe jetës luksoze shqiptare. Selia e Kuvendit, Presidenca, Kryministria dhe shumë ambasada të rëndësishme janë vetëm disa hapa larg hotelit.
Nuk ka rëndësi nëse jeni për qëllime biznesi apo turizmi: Shijoni relaksin dhe shlodhjen në qendër të qytetit, e megjithatë në mes të gjelbërimit.
Nuk rëndësi nëse ndodheni në ambjentin elegant apo nën pemët e palmave. Restorant Apollonia me taracën e tij në mes të gjelbërimit ju josh* me delikatesa të kuzhinës mesdhetare, shqiptare si dhe austriake.
Kafe Bar Pirro dhe Bari Bubbles pranë pishinës së hotelit, konsiderohen si vende të preferuara të takimeve internacionale duke shijuar një koktej dhe muzikë.
Salla konferencash dhe banketesh për konferenca dhe dasma.
Nuk ka rëndësi nëse zhvilloni konferencë, seminar apo mbledhje: Gjithnjë në Rogner Hotel Tirana janë marrë vendime të rëndësisë internacionale. 6 salla konferencash dhe banketesh të kompletuara, me ajër të kondicionuar dhe pajisje teknike nga më modernet, garantojnë një ambjent profesional edhe për aktiviteteve të rëndësisë së veçantë. Skuadra jonë e banketingut ju mbështet në mënyrë kompetente dhe me eksperiencë internacionale duke filluar nga planifikimi deri tek zhvillimi i aktivitetit .
Çmimet janë për dhomë dhe natë, duke përfshirë TVSH-në dhe mëngjesin. Taksa e akomodimit nuk përfshihet ne çmim.
Çmimet janë në EURO dhe do të konvertohen me kursin ditor të valutës në hotel.
Interneti kabllor në dhomë, si dhe interneti jo kabllor pothuajse në të gjitha ambjentet publike, Pay-TV, përdorimi i pishinës, dhomës së fitnesit dhe fushës së mini-golfit janë të përfshira në çmim.
Check-in: 14:00
Check-out: 12:00
Kartat e mëposhtme të kreditit pranohen:
VISA, American Express, Euro Master Card
Tel: 0035542235035 fax: 0035542235050
Email: info.tirana@hotmail.com
Web: www.hotel-europapark.com