Comment are off

Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

 

 

alpe-4alpe-7

 

Renditet si vendi më i përshtatshëm për turizëm ndër  Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë Ministria e Kulturës në bashkëpunim me lMK në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit  statusin e Qendrave të mbrojtura Historike fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në Veri të Shqipërisë Qendra Historike e fshatit Theth që propozohet është pjesa me vlera urbanistiko arkitektonike e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Pjesa derrmuese e fshatit ruan ndërtime të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive tihe rrjetin rrugor karakteristik. Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional i cili është pjesë e Qendrës Historike.

Brenda kësaj qendre përfshihen objekte monument kulture të kategorisë së parë si Banesa e Lulash Kecit, Muzeu Etnografik i Dukagjinit, Kulla e Nikoll Zef Koçekut, Kulla e Ngujimit etj. Krahas këtyre ndërtimeve në këtë zonë janë ndërtuar banesa që ndonëse nuk kanë numër të madh ambientesh dallohen nga përpunimi mjaft më i pasur arkitektonik. Këto ndërtime janë më të vonshme dhe të përhapura në zona të kufizuara si në Theth të Dukagjinit e Vermosh të Kelmendit. Ato kanë të përbashkët trajtimin arkitektonik të ngjashëm. Karakteristike për këtë trajtim janë çatitë mjaft të pjerrëta të mbuluara me funde dërrase të cilat duke mos mbajtur dëborë lehtësojnë mjaft punën e konstruktorit. Pasuria dhe përpunimi i elementëve arkitektonikë futja e elementeve të drurit krahas rnuraturës së gurtë e gjallërojnë shumë pamjen e banesës ndërsa çatitë e pjerrëta harmonizohen me ambientin e thepisur shkëmbor dhe duken sikur përsëritin konturet e majave të maleve që përbëjnë sfondin natyror të banesave. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Në vitin 1976 Thethi shpallet  Park Kombëtar. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit

About the Author