Comment are off

Takimi ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të AKT-së, Z. Ardit Çollaku dhe Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zj. Jiang Yu

Ditën e sotme u zhvillua takimi ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të AKT-së, Z. Ardit Çollaku, dhe Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zj. Jiang Yu.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm prezantoi punën e AKT-së si dhe theksoi faktin që, bazuar në ligjin e ri për turizmin, tashmë instirucioni jonë promovon jo vetëm turizmin por edhe investimet në këtë fushë. Vendi ynë është pjesë e vendeve të Europës Lindore të cilët kanë zhvilluar takime në ayrën përfaqësuese të Kinës në Budapest. U theksua rëndësia e bashkëpunimit me Ambasadën për përmirësimin e materialeve në gjuhën kineze dhe krijimin e bashkëpunimeve për promovimin e vendit tonë dhe vendeve të rajonit si një paketë e përbashkët turizstike. Për këtë u mor shembulli konkret i projektit me JICA në Japoni. Me tej u përmend pjesëmarrja vitin e kaluar në panairin Ningbo në Kinë ku u realizua edhe nje prezantim mbi potencialet turistike të vendit tonë si dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme për procedurën e liberalizimit të vizave.

Nga ana e saj Ambasadorja, Zj. Yu, falenderoi për realizimin e këtij takimi dhe rëndësinë që ka krijimi i kontakteve dhe bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve tona duke marrë në konsideratë faktin që turizmi është një nga fushat më të rëndësishme dhe potenciale për zhvillimin e vendit.

Gjithsej llogariten 322 milion turistë kinezë që udhetojnë jashtë vendit, shifër e konsiderueshme. Duke marrë në konsideratë faktin e nostalgjisë me vendin tonë, nga marrëdhëniet e hershme që kanë egzistuar, dhe vecantisë së vendit tonë në aspektin historik dhe kulturor. Ambasadorja propozoi hapa konkrete që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve:

– Staf i vecante në institucionin tonë pët të studiuar tregun kinez

– Të koordinohet puna jonë me punën e homologes në Kinë

– Ftesë për të vizituar vendin tonë agjencisë homologe në Kinë për të diskutuar krijimin e një pakete të përbashkët ndërmjet dy vendeve tona, duke marrë në konsideratë që turistët kinezë preferojnë paketa të ngjeshura dhe të pasura me vende për tu vizituar

– Bashkëpunimi me aeroportin e Rinasit dhe aeroporteve të vendeve të rajonit për krijimin e linjave direkte drejt vendeve tona për lehtësimin e udhëtimit turistëve kinezë. Për këtë u këshillua krijimi i kontakteve me administratën e aeroportit dhe zhvillimin e bisedimeve për krijimin e një linje direkte me Charter.

Pikat e forta, të cilat tërheqin turistët kinezë, dhe që duhet të përfshihen në paketat turistike janë:

Trashëgimia kulturore

Pasuritë natyrore

Kulinaria

Mundësia për të bërë Pazar

Një propozim interesant ishte krijimi i një pakete nostalgjike (paketa e kuqe) për moshën 50 vjec, duke marrë në konsideratë marrëdhëniet tona të hershme), dhe të përfshihen sidomos trashëgimia kulturore dhe historike.

Një element tjetër i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërmjet operatorëve turistikë shqiptarë dhe atyre kinezë për krijimin e paketave të përbashkëta pasi ky bashkëpunim do të sjellë edhe uljen e kostos për turistët.

Bashkëpunimi me median është një tjetër element i rëndësishëm dhe për këtë u promozua lidhja e një marrëveshje ndërmjet televizionit shtetëror shqiptar dhe atij kinez për promovim të përbashkët ndërmjet dy vendeve tona të materialeve të ndryshme filmike. Ambasadorja informoi që në fillim të muajit qershor do të vizitojë vendin tonë një delegacion mediatik dhe propozohet që të zhvillohet një takim ku të diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit dhe promovimin e materialeve tona filmike.

Përsa i përket materialeve promocionale u propozua bashkëpunimi me Ambasaden për përkthimin e tyre dhe krijimi i gadgets të vecanta vetëm për tregun kinez.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe theksoi që projekti për përkthimin e materialeve promocionale ka nisur që vjet dhe është kërkuar bashkëpunim nga ana e insitucioneve të ndryshme për asistencë në përkthim. Drejtori theksoi gjithashtu rëndësinë e trajnimit të stafit dhe shkëmbimin e eksperiencave për njohjne më të mirë të tregut kinez, bashkëpunimin për përfshirjen e gjuhës kineze edhe ne faqen ëeb të AKT-së.

Vendi ynë ka shumë për të ofruar jo vetëm në aspektin historic, kulturor dhe natyror por edhe për sportet outdoor dhe kulinarinë dhe traditën e një miqësie të vjetër. Studentë të shumtë shqiptarë studiojnë në Kinë si dhe, pas Italisë, Kina është partneri kryesor për shkëmbime tregtare dhe për këtë arsye duhet të kemi sa më shumë bashkëpunime në fushën e turizmit. AKT u shpreh dakort me të gjitha pikat e propozuara nga ana e Ambasadës duke theksuar bashkëpunimin me aeroportin dhe gadishmërinë për të vënë në dispozicion cdo mjet që disponojmë për përmirësimin e këtij aeroporti dhe gjithashtu u kërkua mbështetje për mundësinë e hapjes së pikave Info Point në gjuhën kineze si dhe shpërndarjen e materialeve në këtë gjuhë.Gjithashtu, bazuar në detyrat funksionale të AKT-së, shikohet me interes realizimi i udhëtimeve familjarizuese me operatorë dhe media kineze dhe mirëpritet informacioni nga ana e Ambasadës për udhëtime të mundshme në të ardhmen.

Me rëndësi është edhe firmosja e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për marrjen e grantit dhe shpresohet që një pjesë të shfrytezohet për promovimin e turizmit si një sektor kyc.

Nga ana e Ambasadës u kërkua që të vihen në dispozicion materialet promocionale aktuale dhe një listë me pika turistike ku mund të vendosen tabela sinjalizuese në gjuhën kineze në mënyrë që të shikohet mundësia e përkthimit.

Zhvillimi i turizmit sjell edhe zhvillimin e infrastrukturës së vendit- theksoi Ambasadorja.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm u shpreh i gatshëm për zhvillimin e projekteve konkrete ndërmjet dy vendeve tona.

Këshilltari për Ekonominë në Ambasadë vlerësoi iniciativën tonë për bashkëpunim dhe rëndësinë për vijimin e komunikimeve me Ambasadën dhe homologen tonë në Kinë.

Në përfundim u falenderua AKT për zhvillimin e takimit dhe vijimin e bashkëpunimeve të mëtejshme.

About the Author