Comment are off

Takimi me perfaqësues të shoqërise ajrore ndërkombëtare Turkish Airlines

Takimi me perfaqësues të shoqërise ajrore ndërkombëtare Turkish Airlines e cila rregjistron rreth 200 destinacione Biznesi , Turizmi dhe Shërbime Transporti .
Ky takim u realizua në kuadër të hartimit të projekteve të përbashkëta dypalëshe si dhe realizimi e tureve familjarizuese me Mediat më të njohura Turke , organizimin e disa konferencave me vendet Aziatike , si Singapori , Korea e Jugut etj. të cilat synohen nga vendi ynë dhe me të cilat Shqipëria nuk ka regjim vizash .
Gjatë muajit Gusht do fillojnë dhe hapat e parë të këtij bashkëpunimi ku pritet ardhja në Shqipëri e dy Gazetarëve të njohur Turk .
Në fund të Shtatorit dhe në fillim të Tetorit do mundësohet dhe realizimi i një konference me gazetarë , operatorë turistikë dhe përfaqësues të AKT në një prej vendeve Aziatike .
About the Author