Comment are off

Takim me shoqatat e Turizmit dhe AKSHI

Diten e djeshme u zhvillua takimi, ne ambjentet e AKT-se, me shoqatat e turizmit, Turkish Arlines dhe AKSHI-in per temat e meposhtme:

– Zhvillimi I takimit ne date 30 Nentor, ne pranine e Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, me shoqatat e turizmit dhe te gjithe aktoret qe operojne ne fushen e turizmit ku do te behet nje analize e gjithe punes se realizuar gjate vitit 2017, problematikat e hasura, komente, korrigjime qe duhen bere si dhe ndryshime ligjore ne fushen e turizmit. Ne perfundim te kesaj analize do te pergatitet edhe plani marketing per vitin 2018.

– Pika e dyte e diskutuar ishte realizimi I nje udhetimi familjarizues, ne bashkepunim me Turkish Airlines, ne Seul dhe Tokyo se bashku me operatoret turistike te cilet operojne ne kete treg. Per kete arsye pjesemarres ne takim ishte edhe Z. Arben Shehu, Drejtor I Shitjeve per Shqiperine nga Turkish Airlines. Konkretisht Turkish do te mbuloje shpenzimet e fluturimit te pjesemarresve dhe sigurimin e nje pakete takimesh me operatoret kryesore te ketyre vendeve. Ne vijim do te percaktohen datat e ketij udhetimi nga Turkish Airlines dhe axhenda e plote e aktivitetit.

– Pika e trete e cila u diskutua ishte edhe bashkepunimi qe AKT po realizon me AKSHI-in per realizimin e nje konkursi per fotot dhe videot me te bukura te Shqiperise turistike, te cilat do ti kalojne AKT-se. AKT ftoi operatoret qe te mundesojne disa paketa promovuese per fituesit e konkursit si dhe dergimin e ideve per ate qe mund te jete logo e re e institucionit.

n34a6783

About the Author