Comment are off

SOUTH OUTDOOR FESTIVAL ISO POLIFONI TRASHËGIMI KULTURORE E SPORTE NË PILUR

Për herë të parë në Shqipëri mbahet South Outdoor Festival një festival që këtë vit do të zhvillohet në Pilur të Himarës në datat 29 prill – 1 maj 2017 South Outdoor Festival do të kthejë në kryeqendër të turizmit të Shqipërisë për tri ditë Pilurin, Himarën, Dhërmiun e zonat jugore përreth tij. Ai ka si qëllim promovimin e rajonit jugor duke evidentuar potencialet natyrore deti e mali zgjatjen e sezonit turistik dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë vendase. Aktivitetet që pritet të zhvillohen gjatë këtyre tri ditëve në festival janë të larmishme por më së shumti do të mbizotërojnë aktivitetet sportive outdoor ecje malore, çiklizëm, yoga, kanoe parashutizëm, zhytje e shumë të tjera aktivitete kulturore muzikë live dhe iso polifonike kinema e hapur dhe panair i produkteve artizanale dhe produkteve locale. Gjatë gjithë festivalit do të mundësohet shijimi i kulinarisë tradicionale vendase si një përvojë e veçantë duke u njohur më nga afër me traditën vendase.  Qëllimi i kësaj nisme të qeverisë gjermane mbështetur nga Ministria e Ekonomisë e Turizmit si edhe ajo e Energjetikës synon të rrisë të ardhurat perms turizmit e kulturës duke i paraprirë sezonit turistik veror Hans Jurgen Cassens Drejtor Rajonal në GIZ tha dje para mediave se programi synon të sjellë një perspective ekonomike për zonat rurale në këtë rast për zonat në jug. E nisim nga turizmi sepse është një fushë që ka shumë potencial. E dimë se ka shumë turistë në jug gjatë verës por këta turistë janë të fokusuar te plazhi Me këtë festival duam të prezantojmë më shume aktivitete si ngjitje në mal parashutizëm etj. Do të ketë pa dyshim edhe muzikë t i japim atmosferën e vërtetë të një festivali. Promovimi i rajonit jugor do të përqendrohet edhe në vlerat e trashëgimisë kulturore pasi pjesë e festivalit do të jenë edhe grupet isopolifonike të zonës pjesë e trashëgimisë botërore. Do të prezantojmë fshatrat me shpresën se do të kuptohen asetet e tyre në aspektin e trashëgimisë kulturore. Kemi punuar edhe me grupin polifonik të Pilurit të cilët do të jenë prezentë. Kombinimi i aktiviteteve outdoor me kulturën e traditën mund të ndikojë në përhapjen e fjalës përmes turistëve. Kështu pas festivalit do të kemi më shumë njerëz që do të flasin për vlerat e jugut e shpresoj që festivali të kontribuojë në arritjen e këtij qëllimi tha Cassens Krahas aktiviteteve sportive vëmendje do të marrë panairi I produkteve artizanale ndërsa gjatë tri ditëve të festivalit do të ofrohet ushqim tradicional I zonës për ti shtuar jugut krahas bukurive natyrore edhe vlerat e kulinarisë.  Festivali organizohet nga programi Zhvillimi I Integruar i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor i mbështetur nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e ZhvUlimit Urban Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Bashkinë . Pjesë e festivalit është edhe një forum i dedikuar për gazetarë e fotografë. Gazetarët dhe fotografët do të mund të përjetojnë personalisht një pjesë të sporteve dhe aktiviteteve të këtij festivali dhe më pas do të ulen dhe diskutojnë bashkërisht në një forum.

About the Author