Comment are off

Shtetasit e Rusisë, Arabisë Saudite, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Katarit, Omanit dhe Moldavisë hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Shqipëri dhe bashkepunimit me MZHETTS, AKT, perfaqesues diplomatike dhe operatore turistike me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave me vendimin nr.471, datë 30.05.2017, shtoi në aneksin nr.3, bashkëlidhur vendimit nr.513, datë 13.06.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen në listën e shteteve/shtetasve të cilët hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë shtetasit e vendeve si: “Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani”, duke u paraqitur dokumentin pasaportë për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017.

Gjithashtu, në listën e vendeve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë (si rrjedhojë e hyrjes pa vizë në zonën Shengen), i shtohet shteti i Moldavisë me dokumentin pasaportë

About the Author