Comment are off

Shqipëria prezantohet në TV 7 Turk

Falë bashkëpunimit shumë të frytshëm midis Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe kompanisë ajrore Turkish Airlines u mundësua që publiku Turk të njohë vendin tonë duke organizuar dhe mundësuar një reportazh turistik prej 45 minutash nga Gazetarët e njohur Turq Yasim Easirgenr dhe Ozlem Tunças të kanalit 7 të Televizionit Publik Turk . Emisioni i mirënjohur që i kushtohet udhëtimeve nëpër botë këtë rradhë përzgjodhi Shqipërinë si një destinacion tërheqës për tu zbuluar . Udhëtimi u përqëndrua te historia, natyra dhe kultura e Shqipërisë duke vizituar Beratin , Parkun Kombëtar të Llogarasë , Plazhin e Dhërmiut , Sarandën , Parkun Kombëtar të Butrintit , Gjirokastrën dhe Tiranën . Gjatë gjithë udhëtimit të organizuar nga AKT gazetarët kanë qenë te shoqëruar nga stafi i AKT-së në mënyrë që prezantimi të ishte sa më i plotë. Tashme jo vetem bashkepunimi tregtar por dhe promovimi i vazhdueshem i Shqiperise Turistike do te ndikoje ne rritjen e numrit te vizitoreve dhe turisteve te shumte duke zgjatur me tej sezonin veror si dhe qendrueshmerine e ketij sektori pergjate gjithe vitit kalendarik.

About the Author