Comment are off

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar IMTM, Izrael 2017

16487210_1273945082689315_3117148899918986811_o

 

 

 

 

 

 

IMTM është panairi më i rëndësishëm i turizmit që zhvillohet në Mesdheun Lindor dhe si Panairet e tjera ndërkombëtare të këtij lloji, ai shërben për të promovuar potencialet turistike që ofrojnë destinacionet pjesëmarrëse, si dhe për të përforcuar bashkëpunimin midis organeve të turizmit në Izrael dhe vende të tjera në botë. Një vend i mirëfilltë takimi për drejtuesit e industrisë së turizmit dhe vendim marrësve të interesuar në tendencat e fundit të tregut izraelit sikurse dhe mbarë rajonit. Izraelitët, një popull i etur për të udhëtuar në destinacione si ekzotike ashtu dhe klasike, udhëtojnë jashtë vendit më shumë se çdo komb tjetër në botë, duke arritur 4 milion udhëtime në vit me një mesatare qëndrimi prej 4 deri në 10 ditë.

Sikurse dhe 58 vendet e tjera pjesëmarrëse, Shqipëria po shpalos potencialet e saj turistike në këtë event, i cili po zhvillohet në Tel Aviv prej ditës së djeshme. Krahas stafit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Operatorëve Turistikë, të pranishëm në stendë janë zj. Milva Ekonomi – Ministër Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe z. Bardhyl Canaj – Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Izrael, të cilët po zhvillojnë një sërë takimesh me homologë të turizmit, si dhe me biznese të ndryshme të interesuar për të investuar në Shqipëri në sektorin e turizmit.

About the Author