Comment are off

Shqiperia “fluturon” ne Tokyo per Samitin e Google 2017

 

 

schermata-2017-05-08-alle-22-54-14schermata-2017-05-08-alle-22-54-51

 

 

 

 

 

 

 

 

Virtual-Albania merr pjese ne Samitin ne Tokyo tek eventi i pervitshem i Google Street View nga I madhi Mountain View.

Inovacioni ne sherbim te nje bote me te mire. Turizmi ne Shqiperi eshte ne rritje te vazhdueshem dhe kerkesat sa vine e shtohen. Ne datat 10-11 maj me ftese te vecante merr pjese Federico Debbeto nje nder tekniket dhe fotograf I certifikuar per te sjelle te rejat me te fundit ne fushen e foto dhe video 360 grade ne platformen Google Maps.

Dy te perzgjedhurit ne nivel global nder ta Federico Debbeto, ideator dhe zhvillues I projektit Virtual Albania qe nga 2015 prezanton projektet e saj te promovimit te zonave te ndryshme turistike ne tour virtuale me eksperincen 360 grade. Agjencia Kombetare e Turizmit ka kenaqesine te prezantoj produktin Virtual Albania ne Samitin e Google ne Tokyo.

Projekti parashikon nje mbulim virtual te siteve kryesore me rendesi historike, te hoteleve, restoranteve, bareve ,plazheve te bukura per te ndihmuar Agjencine Kombetare te Turizmit per promovimin sa me eficent te turizmit e realizuar me ndihmen e partneritetit teknik nga ana e  Tourmake. Federico shprehet se eshte nje kenaqesi dhe nje nder shume i madh te qenit pjese ne nje projekt te tille per te treguar eksperiencat e promovimit nepermjet tureve virtuale te vendeve me rendesi neper te gjithe boten. Projekti Virtual Albania eshte gjithashtu vizibel ne faqen zyrtare te AKT www.albania.al

About the Author