Comment are off

Shpallen fituesit e edicionit të tretë të Konkursit të Turizmit

25626189_10213463794001987_4747361898208401259_o

Mbyllet me sukses Konkursi, udhëtime dhuratë për fituesit

Në ambientet e sallës COD, pranë Kryeministrisë u shpallen këtë të enjte fituesit e Konkursit të Turizmit, edicioni i 3-të, që u zhvillua përgjatë tre muajve në portalin unik qeveritar e-Albania.

Mes 120 aplikimeve të mbërritura në kategoritë foto/video, pikturë, ese  u shpallen fituesit e tre vendeve të para, në bazë të votave të publikut, vlerësuar nga një juri ekspertësh.

Fituesi i çmimit të parë u shpall aplikanti Ardit Hajdini, pasi fotoja me pamje të mrekullueshme nga Razma e Shkodrës arriti të merrte 66 vota. Në vend të dytë, u rendit Fabiola Muhollari, e cila solli në këtë konkurs foto dhe ese, por ishte pikërisht eseja ajo që goditi më tepër, ndaj krijimi i saj i titulluar “Thethi, aventurë e paharruar”, mblodhi në total 65 vota. Në vend të tretë u rendit Marjana Koçeku me 47 vota, e cila aplikoi me një video mjaft të bukur nga grykat e lumit të Shalës, në kanionet e Stupës, në Shosh, Shkodër.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe AKT-ja ishin partnerë në organizimin e këtij viti të Konkursit dhe aktivitetit përmbyllës të tij. Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve u zhhvillua në ambientet e Kryeministrisë, ku ishin të pranishëm Drejtoresha e Portalit qeveritar e-Albania, znj. Nevila Repishti, kreu i AKT-së, z. Ardit Çollaku, zëvendësministri i Turizmit, z.Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja e Mjedisit, znj. Ornela Çuçi.

Gjatë fjalës së tij z. Çollaku përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Agjencive Kombëtare i cili do vazhdojë dhe në të ardhmen në shërbim të zhvillimit të turizmit , partneritetin me tour operatorët privatë si një hallkë e rëndësishme për të zhvilluar ofertën turistike Shqiptare si dhe nënvizoi rëndësinë e programit vizionar të ministrit  Klosi dhe qeverisë Shqiptare përsa i përket Turizmit duke e bashkëlidhur atë me Mjedisin si një element primar për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm dhe në respekt të ekologjisë dhe ambjentit . Si përfundim z. Çollaku uroi që ky konkurs të vazhdojë dhe në të ardhmen si një aktivitet i rëndësishëm që ka si synim kryesor sensibilizimin e publikut , pjesëmarrjen e sa më shumë personave dhe shfaqjen e bukurive mbresëlënëse të vendit tonë.

Zëvendësministri, z. Çeku inkurajoi organizimin e konkurseve të tilla promovuese për turizmin e njëkohësisht.

Shpërndarja e çmimeve u bë simbolikisht nga zv/ministrja znj.Çuçi, cila uroi përzemërsisht fituesit për aplikimet e sjella.

Tre operatorë turistikë u ofruan që të dhuronin për fituesit fundjava çift në Berat, Sarandë dhe Durrës.

About the Author