Comment are off

Rijetëzimi i Via Egnatia

Agjencia Kombëtare e Turizmit ishte e pranishme në sitin arkeologjik në stacionin antik Romak te Ad Quintum në Bradashesh të Elbasanit për të përuruar shtegun më të ri turistik “Via Egnatia” dhe për të garantuar së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, mbështetjen maksimale e kësaj iniciative dhe këtij aktiviteti që synon rivitalizimin e monumenteve dhe kthimin e tyre në produkte turistike për turizmin outdoor dhe atë të aventurës. AKT gjithashtu shpërndau për shoqatën përkatese AST Elbasan dhe të pranishmit materiale informuese mbi Via Egnatian një risi e këtij viti në materialet promocionale. Via Egnatia një rrugë antike e rëndësishme që lidhte dikur dy kryeqendrat e Perandorisë atë Romake të Perëndimit Romës e Lindjes Kostandinopojës , falë këtij aktiviteti dhe të tjerëve në vijim do kthehet së shpejti në një produkt të prekshëm dhe destinacion të ri Turistik për Shqipërinë duke sjellur në jetë pikat historike në funksion të një turizmi të qëndrueshëm e gjithëvjetor .

23213190_1879518388728448_6870966044171393121_o

About the Author