Comment are off

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit vijon te jete prezente prane pushuesve me kurset e shpëtimit të jetës në bregdetin Shqiptar.

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit vijon te jete prezente prane pushuesve me kurset e shpëtimit të jetës në bregdetin Shqiptar.
Kursi përfshin:
1)Parandalimi i aksidenteve dhe mbytjeve në det.
2)Mënyrat e hyrjes në det të lifeguard (dhenes i ndihmes se pare) që kërkon të ndihmojë viktimen që po mbytet.
3)Manovrat e shpetimit së viktimës ne det.
4)Mënyrat e transportimit të viktimës në breg.
5)Mënyrat e nxjerrjes së viktimës nga deti në tokë.
6)Manovrat bazë të jetëshpëtimit (BLS) kur viktima është jo-koshient.

Demostrimi per keto kurse trajnuese, pasi filloi me plazhet rreth qytetit te Vlores, vijoi diten e djeshme me plazhet kryesore te Himares dhe do te mbylle kurset e trajnimit per kete jave te pare ne plazhet e Ksamilit dhe Sarandes. Keto kurse do te vijojne gjate javes ne vijim pergjate plazheve kryesore te gjithe vijes bregdetare shqiptare nga velipoja e deri ne Vlore si dhe duke perfshire dhe plazhin e Pogradecit.
Ne te njeten kohe, AkT do te vazhdoje sensibilizimin çader me çader prane plazheve te ndryshme, duke shperndare per pushuesit 10 rregullat e Arta mbi sigurine ne plazh.

About the Author