Comment are off

Promovimi i Via Egnatia

omslagontwerp binnenzijde

via-egnatia

Nisin turet e para turistike në rrugën Egnatia në itinerarin Elbasan Librazhd. Via Egnatia tashmë ka nisur deslinacionin e saj të turizmit veror. Kurioz të historisë dhe të veprave monumentale qe kane lënë gjurme në historinë e popujve të ndryshëm të asaj historie që tashmë ka mbetur në gur kanë shkelur keto ditë ne kalldrëmet e lashta të Via Egnatias në itinerarin Elbasan- Librazhd. Një grup të rinjsh studentë nga vende te ndryshme të Evropes janë interesuar të njihen me historinë e rruges qe lidhte perëndimin me lindjen. Via Egnatia duhet te shërbejë edhe si një mundësi për edukimin e të rinjve tanë mbi ngjarjet historike që lidhen me vendin tone. Tashmë starti ka nisur dhe mundesite turistike të kësaj rruge janë të mëdha kur ajo është e prezantuar në mbarë botën si një destinacion i veçantë në turizmin historik. Agjencia Kombëtare e Turizmit qëndron e gatshme në prezantimin e vlerave të saj njohëse si dhe në mbështetjen me specialistë të fushes ne shoqërimin e turisteve të huaj.

About the Author