Comment are off

Projektligji qeveria ul në 6 % TVSH-në për turizmin

Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit është 6 për qind. Në mbledhjen e saj të djeshme qeveria vendosi uljen e TVSH për fjetjen në sektorin e turizmit në 6 për qind nga 20 qe aplikohet aktualisht Kryeministria publikoi ne webin e saj zyrtar projektligjin për një shtesë në Për tatimin mbi vlerën e shtuar të ndryshuar ku shtohet shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit te akomodimit në strukturat akomoduese sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit është 6%.

 

Kushtet , kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me VKM. Vendimi i qeverisë erdhi pas një kërkese disavjeçare që ka bëre sektori. Kërkesa në rritje së fundmi është vënë re një interes i shtuar për turizmin në vend si ne kahun e kërkesës ashtu dhe ofertës hotelet shqiptare që në fund të vitit të kaluar raportuan se jane përballur me prenotime jo të zakonshme për pushimet e veres 2017.

 

Turistët  çekë polakë dhe sllovakë duket se janë shtuar dukshëm për verën e 2017. Menaxherët e disa hoteleve kanë konfirmuar se gati gjysma e kapaciteteve janë tashmë të prenotuara nga agjencitë çeke dhe polake duke pohuar se kërkesa ketë vit është dukshëm më e lartë. Per vitin 2016 Banka e Shqiperisë raportoi se të ardhurat nga turizmi arriten një rekord prej J miliardc eurosh në vend. Bilanci neto i te ardhurave nga turizmi ishte rreth 390 milionë euro niveli më i lartë record. Të dhenat e tjera të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2016 hyrjet e shtetasve te huaj nëShqipëri arritën një rekord prej 4.7 milione  udhetarësh me një rritje prej 15 në krahasim me vitin e mëparshëm Investimet

 

Edhe bizneset shqiptare në reagim të kësaj kërkese dhe mungesës së kapaciteteve akomoduese i kanë kthyer sytë nga investimet në hotele e komplekse turistike Vas Tours një nga agjencitë më të mëdha në vend per turistët e huaj që vijnë në Shqipëri është duke ndërtuar një hotel ne plazhin e Adriatikut i cili do të operohet në kuadër të kërkesave në rritje per te pushuar vitin tjeter në Shqiperi. Gjithashtu disa investitorë të sektorit të ndërtimit po orientohen në sherbimet e turizmit për tu përshtatur me kerkesat e kohës Irfan Hysenbelliu do ta kthejë Mak Albanian në Durrës në një resort turistik të standardeve luksoze të ngjashme me modelet turke të këtyre niveleve Luan Bregasi kryetar i Biznes Albania me përvojë në fushën e prodhimit dhe atë të ndërtimit ka nisur së fundmi ofrimin e shërbimeve në fushën e turizmit. Shifrat  për vitin 2016 raporti i fundit i Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhetimit  WTTC na renditi në vendin e 96 te nga i 120 i që ishim në vitin 2015 sa i përket kontributit total te turizmit ndaj Prodhimit te Brendshëm Bruto per vitin 2017 shifrat janë pozitive madje ritmi i rritjes se industrise së turizmit është edhe mbi mesataren botërore si për kontributin direkt 5.2 ashtu edhe atë total 5.3. Në vitin 2016 kontributi total i turizmit ndaj PBB llogaritet në rreth 3.2 miliardë dollarë ose rreth 26%. Për këtë vit kjo shifër pritet te rritet me rreth 5.3 për vitin 2027 parashikohet që turizmi shqiptar të kontribuojë me rreth 33 ndaj PBB së.

About the Author