Comment are off

“Press Trip” me grupe ndërkombëtare

 

berat-albania

 

 

 

 

 

 

Prej datës 9 prill, në vendin tonë nën organizimin dhe kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Turizimit ka filluar udhëtimin e tij një “Press Trip” me një grup shumë të rëndësishëm të disa prej mediave ndërkombëtare shumë të njohura të Europës. Ky grup përbëhet prej 9 gazetarësh, të cilët kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Italia dhe Hollanda.

Këta të fundit përfaqësojnë organe të tilla shumë të njohura si “ La Reublica “. “Vogue “ ,’El Pais “, “Forbes“, “ Le Figaro “ si dhe përfaqësues PR.

Turi i tyre do të përfundojë në datë 13 prill. Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ndërtuar një program tur, i cili po u ofron përfaqësueve një njohje të disa prej atraksioneve bazë dhe kryesore të vendit tonë. Duke filluar me “ Tirana city break “, qytetin historik të Krujës, atraksionet kulturore të qytetit të Shkodrës, Durrësit, Beratit, parkun Arkeologjik të Apollonisë, por edhe objekte natyrore siç janë plazhet e Vlorës, të Jonufrës dhe Radhimës, si dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Një pjesë e rëndësishme e këtij “Press Trip-i “ është edhe promovimi i kulinarisë shqiptare, me ushqimet organike dhe recetat tradicionale. Ndër të tjera këto do të bëhen të njohura në restorantin “ slow food“, Mrizi i Zanave në Fishtë, ku grupi i mediave do të ketë mundësi të njihet edhe me mjedisin rural shqiptar si dhe mbi mundësitë e Ago- turizmit në Shqipëri.

Ky udhëtim do të mbyllet me një darkë të ofruar nga bashkia e Tiranës. Ky press trip do të jetë një mundësi mjaft e volitshme për promovimin e vendit tonë në media kaq të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat pritet të kenë një ndikim shumë të madh  për vetë pruriet turistike prej këtyre vendeve të zhvilluara të Euopës perëndimore. Për të arritur një pasqyrim sa më të mirë të këtij udhëtimi, AKT i ka vënë në dispozicion këtij grupi edhe fotografin e saj profesional.

 

 

 

 

 

 

About the Author