Comment are off

Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Panairin “IFT Beograd” 2017

1-2

 

 

 

 

 

 

Starton me një prezantim dinjitoz pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Panairin “IFT Beograd”.  Një numër rekord vizitorësh është regjistruar gjatë orëve të para të panairit pranë stendës së Shqipërisë, ku stafi i AKT-së ka shpërndarë informacion të plotë si dhe materiale të ndryshme promocionale për zonat turistike të vendit tonë. Shqipëria merr pjesë për të dytin vit rradhazi në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd dhe do të nxisë bashkëpunime të mëtejshme për promovimin sa më mirë të vendit tonë në këtë rajon. Gjatë vitit të fundit është dyfishuar prezenca e turistëve Serb në Shqipëri, të cilët janë të tërhequr kryesisht nga bregdeti shqiptar dhe kjo gjë vihet re edhe nga interesi i madh i vizitorëve, të cilët pritet të jenë të shumtë deri ditën e mbylljes së panairit me datë 26 shkurt.

About the Author