Comment are off

Pjesemarrja e Agjencise Kombetare te Turizmit ne Panairin e Salernos

salerno

Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Shqipëria merr pjesë si e ftuar për herë të parë në Panairin Mesdhetar të Turizmin Arkeologjik i cili po zhvillohet në Parkun Arkeologjik të Paestum afër Salernos , Itali në datat 26-29 Tetor 2017. Në hapësirën dedikuar vendit tonë stafi i AKT po shfaq dhe promovon sitet arkelogjike turistike të Butrintit, Apollonisë, Durrësit, Finiqit,Via Egnatian etj.
Ky panair është një mundësi e artë për Shqipërinë pasi shihet si një event unik për promovimin e turizmit arkeologjik si pjesë e rëndësishme e produktit kulturor që Shqipëria ofron por dhe teknologjisë së re të këtij sektori siç është ArchaeoVirtual . Vizitorëve të shumtë po u ofrohet perjetimi i nje eksperience e veçantë virtuale e siteve të ndryshme arkeologjike të Shqiperisë në 360 gradë. Ky panair ekspozues konsiderohet gjithashtu një vend takimi për biznese profesionale, operatorë turistike dhe vizitorë individualë. Panairi që po mbahet në Paestum të Salernos është një bashkëpunim mes UNESCO dhe UNWTO. Pergjatë 4 ditëve pritet të marrin pjesë rreth 10,000 vizitorë, 100 ekspozues nga 20 shtete të ndryshme si dhe do te zhvillohen 70 konferenca dhe takime B2B. Stafi i AKT-së ka shpërndarë materiale informuese e promocionale , suvenire për vizituesit e stendës sonë dedikuar në mënyrë specifike thesareve të trashëgimisë sonë arkeologjike , të cilat përbejnë gjithmonë e më shumë një tërheqje të madhe për turistët që çmojnë historinë dhe kulturën e vendit tonë .

About the Author