Comment are off

Pjesëmarrja e Agjencise Kombetare te Turizmit në Panairin e Kulinarise “Pearl of the Seas”

 

 

imgl6096img-20170407-wa0034

 

Nga data 6 -9 prill 2017 u mbajt në qytetin Supetar në ishullin Braç te Kroacise panairi ndërkombetar i kulinarise  “Pearl of the Sea”. Ky aktivitet ka nje tradite 10 vjeçare dhe lidhet me promovimin e tendencave te  gatimit si dhe të kuzhinave nga vendeve të ndryshme.

Panairi gastronomise  “Pearl of the Sea” është një nga projektet e ACMER më ambicioze dhe e cila është projektuar nga chef profesioniste si një panair ne sektorin e turizmit dhe të mikpritjes. Përveç konkurseve ne gatim, kjo ngjarje kishte workshope, prezantime, degustime, ekspozita dhe ture gastronomie, natën e kuzhinave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe programe argëtuese.

Që nga fillimi i saj, më shumë se 500 chefs nga 18 vende morën pjesë në “Pearl of the Sea”. Kështu, kjo ngjarje plotësoi qëllimet e saj kryesore duke u bere manifestimi me i madh I gastronomise në këtë pjesë të Mesdheut. Ngjarja është mbuluar gjerësisht nga mediat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe vizituar nga disa mijë njerëz.

Duke patur në konsiderate artin e te gatuarit, si dhe traditen e kulinarisë shqiptare si një prej atraksioneve të vecanta dhe të pëlqyera në fushën e turizmit, Agjencia Kombetare e Turizmit u përfaqësua në këtë aktivitet me anë të një stende promocionale dhe njëkohësisht duke mbështur z. Sokol Prenga, shef i njohur kuzhine dhe vleresues i përformancave kulinare në këtë ativitet. Gjithashtu ne kete aktivitet moren pjese dhe perfaqesues nga shkollat e hoteleri turizmit te Tiranes dhe Vlores.

Institucioni ynë u perfaqesua me stenden e saj në sallën kryesore ku përgatiteshin dhe ekspozoheshin gatimet e ndryshme dhe gjithashtu u shperndane materiale promocionale ku interesi me I madh u shfaq nga maqedonësit, kroatët, gjermanet dhe ruset të cilet ishin pjese e aktivitetit.

Pjesëmarrësit ishin prej 19 vende,duke përfshirë Kroacinë, Bosnje – Herzegovinën , Serbine , Malin e Zi, Maqedoninë, Austrinë, Iltalinë, Zvicrën, Republikën Çeke, Slloveninë, Poloninë, Rumaninë, Turqinë, Ukrainën, Letoninë ,Moldavinë , Arabinë Saudite dhe Rusinë.

Pjesëmarrja në këtë festival i shërbeu promovimit të kulinarise dhe turizmit duke paraqitur keshtu nje pakete te plote turistike per Shqipërinë si një destinacion i cili duhet patjeter vizituar .

About the Author