Comment are off

Pjesemarrja e Agjencia Kombëtare te Turizmit në Panairin “Expo Tourism Japan”

tokyoweb2 tokyo-web

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nën sloganin “Discover Balkan”, Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë për të dytin vit rradhazi në Panairin “Expo Tourism Japan” që po mbahet në Tokyo deri më datë 25 shtator .
Koordinimi me zyrën e kooperacionit Japonez “Jica” , bëri të mundur që këtë vit të kishim një hapësire më të madhe ekspozuese me një stendë të përbashkët me Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë si dhe pjesëmarrjen e dy operatorëve turistik Shqiptar “Sondor Travel” dhe “Past&Present”, për të cilët Agjencia Kombëtare e Turizmit realizoi një sërë takimesh të dedikuara B2B me operatorë të ndryshëm Japonez.

Për herë të parë, përveç materialeve promocionale në gjuhën japoneze, për vizitorët dhe të ftuarit special, në stendën e AKT-së u prezantuan dhe një pjesë e gatimeve tradicionale Shqiptare së bashku me degustime vere nga zona të ndryshme të Shqipërisë.

Shqipëria pati dhe interesin më të madh, ndër vëndet e rajonit duke realizuar dhe numrin më të madh të vizitoreve, të cilët shfaqen mjaft interes për zonat kulturore historike , sitet Unesco si dhe sportet outdoor që praktikohen në vendin tonë.
Shumë interes pati dhe takimi i zhvilluar nga drejtori i Përgjithshëm I AKT-se Z. Ardit Çollaku me përfaqësuesit e shoqatës më të madhe të operatorëve Turistike në Japoni “JTB”. Ky takim u koordinua dhe organizua me ndihmën e Ambasadorin tonë në Japoni Z. Gjergj Teneqexhiu, i cili do të vijojë në një fazë të dytë koordinimin e një turi familjarizues në Shqipëri mes AKT-së dhe përfaqësuesve të mediave e operatorëve turistik të JTB, për të bërë të mundur sa më parë prezencën e tyre në Shqipëri

About the Author