Comment are off

Perurimi i linjes ajrore Prage – Tirane

n34a9089n34a9106

Agjencia Kombetare e Turizmit nepermjet drejtorit te pergjithshem z. Ardit Collaku mori pjese sot ne perurimin e fluturimit te pare te linjes se re Prage – Tirane e cila mbulohet nga Smartwings nje nga kompanite low- cost me te medha Ceke me rreth 100 fluturime neper bote dhe nje flote prej 48 aeroplanesh . Kjo linje do sherbeje 2 here ne jave me nje kapacitet prej 400 pasagjeresh . AKT priti 180 turistet e pare Ceke te ketij Sezoni Turistik duke shperndare per to materiale informuese mbi Shqiperine Turistike nepermjet nje pritjeje zyrtare te realizuar nga Ambasada e Cekise ne Shqiperi ne bashkepunim me Aeroportin Nderkombetar Nene Tereza , Ministrine e Zhvillimit Ekonomik e Turizmit , Agjencine Kombetare te Turizmit , Bashkine Tirane si dhe Ambasaden e Shqiperise ne Ceki . Ne kete pritje zyrtare ishin prezent te gjithe zyrtaret e institucioneve te siperpermendura si dhe zyrtaret me te larte te Kompanise Ceke Smartwings ku secili prejt tyre mbajti nje fjale pershendetese dhe u theksua qe me kete fluturim direkt distancat per Turistet nga Cekia qe do vizitojne Shqiperine do jene me te shkurtra duke lehtesuar disi punen dhe besuar ne nje kapercim te numrit te vjetshem prej 14 mije Turistesh Ceke.

About the Author