Comment are off

Panairi – TRAVEL FAIR PRISHTINE

18033118_1655385871141702_7498438709036390364_n

18057065_1655385804475042_2930446003683568714_n

 

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit 2017 hapë edicionin e tij të 14-të, më datë 20-21 Prill 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke shënuar kështu fillimin e sezonit të ri turistik, përmes një atmosfere festive për profesionistët dhe pasionantët e turizmit dhe sportit. Si e tillë, ky event i organizuar vazhdon të jetë aktiviteti më i rëndësishëm për promovim të turizmit vendas dhe rajonal, duke plotësuar kështu jo vetëm standarde ndërkombëtare të organizimit, por edhe duke sjellë gjithnjë risi, si për biznese ashtu edhe për vizitorë.
Ky event mbetet platforma kryesore e rritjes së biznesit, pozicionimit të brendit në industri, si dhe takimit me klientë dhe partnerë të rinj.
Dita e pare e ketij Panairi, u hap me fjalën mikpritëse të Znj.Arberie Nagavci – Drejtoreshë në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës me pas ne vijim me Z.Nazif Cungu – Kryetar i Komunës së Ulqinit etj..

Ne kete panair, u ekspozuan pika të reja turistike, të cilat u prezantuan nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, nëpërmjet komunave/bashkive përkatëse, nder to ishte pjese dhe Agjencia Kombetare e Turizmit e cila ofroi informacione per Të gjithe vizitoret mbi Shqiperine si destinacion turistike si dhe shperndau materiale Të ndryshme promocionale dhe suvenire.

Përmes agjencive turistike të shumta dhe organizatorëve të udhëtimeve u prezantuan po ashtu: hotele, resorte, restorante, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetësor, malor, aventurë (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative etj.

Fokusi i edicionit të sivjetëm të këtij panairi, tentoi të shpalosë mundësitë e ndryshme sportive e rekreative për brenda dhe jashtë vendit, si aktivitete plotësuese, qe e përmbushin atraksionin e një vendi turistik.
Në kuadër të këtij panairi, u mbajten konferenca mbi promovimin e turizmit, pjesë e së cilës ishin përfaqësuesit kryesorë të Komunave të Kosovës, ku shpalosen planet, projektet, strategjitë dhe arritjet mbi fushën e turizmit.

About the Author