Comment are off

Panairi MITT Moscow 2017

 

moscow1

 

moscow-fair

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit vijon prezantimin e rradhës të Shqipërise turistike , në Panairin “MITT 2017” te Moskes, i cili mbahet në datat 14-16 Mars.

Më bashkëpjesëmarrjen e gjashtë operatorëve të sektorit privat, stenda e Shqipërise që në ditën e pare ka patur një numer tejet të madh vizitorësh , të cilet kanë treguar një interes te vaçantë për vendin tonë.

Interes të lartë kanë  treguar edhe disa nga operatoret me te medhenj rusë, te cilet kane kerkuar informacion te metejshme per vendin tone dhe potencialin turistik , jo vetem gjate sezonit veror.

Një  takim i rëndesishem në kete panair , ka qëne ai i Drejtorit të Pergjithshem te AKT-se Z. Ardit Çollaku me përfaqesuesit e njerëz prej kompanive më të medha të fluturimit në  vend “RusLine” ,ku u diskutua për mundësine e fillimit të fluturimeve direkte me Shqiperine si nje destinacion i ri për tregun rus .

Nga ana e tyre, Drejtori i departamentit te kompanise RusLine Z. Alexey Donchenko, konfirmoi interesin e tij dhe të  disa operatorëve turistik rus , për te filluar fluturimet direkte charter me vendin tone duke nisur kjo ,qe nga muaji maj i ketij viti.

Gjatë  takimeve të ndryshme që  u realizuan, mori pjese dhe Shkelqesia e tij Ambasadori i Shqiperise ne Moskë Z. Arben Gazioni , i cili gjithashtu pati rastin të takohej dhe me operatorët e pranishem në  stendë duke i falenderuar ata për pjesëmarrjen.

Tashme, AKT me rritjen e promovimit për turizmin, po harton me ndihmën e ekspertëve të  huaj dhe programet përkatëse të  cilat do të zhvillojne me tej produktet turistike, për të bëre keshtu të mundur një turizëm gjithëvjetor dhe të qendrueshem. Pjesemarrja dhe prezenca e AKT-se ne tregun rus ështe një tjeter pjese e kesaj strategjie per te zhvilluar sa më shume kete sektor prioritar.

About the Author