Comment are off

Panairi BIT Milano 2017

 

milanobitmilano

 

Hapet dita e pare e Burses Nderkombetare te Turizmit “BIT Milano 2017” ku vihet re nje interes tejet i madh nga vizitoret e shumte per te njohur Shqiperine si nje destinacion te ri turistik.
Panairi i Turizmit ne Milano, me nje tradite tejet te gjate, cilesohet si me i madhi ne Itali pasi marrin pjese mbi 1500 ekspozitore dhe ndiqet nga nje numer shume i madh vizitoresh.

Interes i vecante per Shqiperine u vu re dhe nga ana e televizioneve apo mediave te njohura si RAI, gazetare dhe blogera te ndryshem te cilet intervistuan Drejtorin e Pergjitshem te AKT-se Z. Ardit Çollaku i cili ju beri nje panorame te plote dhe ndau me ta informacionet perkatese mbi sektorin turistik shqiptar dhe produktet qe ai ofron.

Gjate dites se dyte te Panairit BIT Milano 2017, stenda e Shqipërisë vazhdon te jete ne qender te vemendjes se mediave lokale dhe publikut te pranishem , ku stafi i AKT-se, perveç materialeve promocionale dhe informacionit turistik, shperndau dhe suvenire të ndryshme.

E pranishme ne stende ishte dhe Konsullja e Pergjithshme e Milanos Zj. Anila Pojani e cila se bashku me operatoret e tjere turistik mori pjese ne nje foto grupi 360″ te mundesuar nga Virtual Albania .

Nje ftese të veçante morem nga “Bursa Mesdhetare e Turizmit Arkeologjik” , event i cili do te zhvillohet prej dates 26 – 29 Tetor ne Paestum, Salerno te Italise, ku organizatoret do vene ne dispozicion te AKT-se nje stenden per Të mundesuar prezantimin e Shqiperise e turizmit Arkeologjik dhe Kulturor.

Agjencia Kombetare e Turizmit do te jete prezent gjate diteve ne vijim per te promovuar produktet dhe lokalitetet e ndryshme turistike si dhe pasditen e dates 4 prill, do te organizoje nje prezantim te gastronomise shqiptare me bashkepunimin e Master Shefit “Fundim Gjepali”, i cili do te gatuaje disa receta nga zona te ndryshme te vendit.

About the Author