Comment are off

Njoftim për Panairet Ndërkombëtare në vazhdim

AKT njofton subjektet e interesuara që Panairet Ndërkombëtare në vazhdim janë :

IFTM TOP RESA 25-28 shtator Paris, Francë

JATA Tourism Expo 20-23 shtator Tokyo, Japoni

The Adventure Travel Trade Association 15-18 tetor Toskanë, Itali

WTM 5-7 nëntor Londër, Angli

Filoksenia 15-18 nëntor Selanik, Greqi .

Si dhe rikujton subjektet e interesuara dokumentacionin përkatës që duhet plotësuar dhe dorëzuar :

1. Kërkesë dhe konfirmim zyrtar  për pjesëmarrje 

2. Logo e kompanisë në format vektorial (me email)

3. Të dhënat e kontaktit (adresa, tel/fax, e-mail, website), Emër/Mbiemër të administratorit dhe  
     Nr. NIPT, për përgatitjen e akt-marrëveshjeve. 
 
4. Rregjistrimin në Gjykatë ose QKB 
 
5. Vërtetim për shlyerjen e Detyrimeve Tatimore , OSHEE , UKT për 3 mujorin e vitit 2018 
 
6. Vetëdeklarim për fushën e veprimtarisë
 
7. Vetëdeklarim për numrin e punonjësve

 Po ashtu dhe nëpërmjet E-Albania :

 1. Të regjistrohen  pranë portalit e-Albania si subjekt (biznes) në këtë adresë : e-albania.al  

 2. Të shkojnë në seksionin e-Sherbime i cili ndodhet në faqen hyrëse të E-Albania .
 
3. Të kërkojnë shërbimin përkatës në seksionin e-Sherbime me emrin : Kërkesë për pjesëmarrje në aktivitete , në këtë link : https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=9852
 
4.Të paraqiten për cdo informacion të mëtejshëm pranë zyrave të AKT 

Lista e Miratuar e Panaireve Ndërkombëtare të Turizmit 2018 në Pdf 

panaire-nderkombetare-2018

About the Author