Comment are off

Njoftim për hapjen e aplikimeve në panairin ndërkombëtar të turizmit MITT, i cili do të zhvillohet në Moskë

logo-mitt

 

 

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit po përgatitet për prezantimin e Shqipërisë në Panairin e Turizmit MITT, i cili do të zhvillohet  në Moskë në datat 14-16 Mars 2017.

Ftojmë subjektet turistike, të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e stendës tonë, të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre me shkresë zyrtare pranë zyrës së AKT, gjatë orarit zyrtar dhe brenda datës 17 Shkurt 2017.

Agjencia Kombëtare e Turizmit

Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallatet Shallvare A12, Tiranë

E Hënë – e Enjte, Ora 08:00 – 16:30

E Premte, Ora 08:00 – 14:00

Bashkëngjitur kërkesës zyrtare për pjesëmarrje në këtë panair dhe brenda afatit të lartpërmendur, kërkohet gjithashtu:

  • Logo e kompanisë në format vektorial.
  • Të dhënat e kontaktit (adresa, tel/fax, e-mail, website), Emër/Mbiemër të administratorit dhe Nr. NIPT, për përgatitjen e akt-marrëveshjeve.
  • Ekstraktin e QKR.
  • Vërtetim (Fotokopje libreze) për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike deri në periudhën aktuale.
  • Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore deri në periudhën aktuale.

Kriteret për përzgjedhjen e subjekteve pjesëmarrëse në këtë aktivitet të rëndësishëm të domosdoshme për të ofruar prezantim cilësor të stendës janë:

Ø Faqe “on-line” me profilin e qartë të agjencisë përkatëse. Kjo faqe duhet të ofrojë  detyrimisht paketa “in-coming” për vendin tonë. Këto materiale duhet të ofrohen detyrimisht dhe minimalisht në shqip dhe anglisht. Në këtë mënyrë subjektet të cilat do të përfaqesohen duhet të jenë kryesisht agjenci të orientuara me profil të qartë “in – coming”.

Ø Subjektet duhet të paraqesin kopje të materialeve promocionale si dhe mundësisht edhe materile audiovizuale si CD, DVD etj për produktet dhe atraksionet e Shqipërisë në gjuhën angleze.

Ø Stafi pjesëmarrës, i cili do të përfaqësojë subjektet përkatëse në panair duhet të jetë i mirë informuar për të dhënat e përgjithshme të Shqipërisë duke përfshirë distancat rrugore, pikat e kalimit kufitar, lehtësirat që ofron Shqipëria për vizitorët e huaj si dhe nivelin e çmimeve.

Ø Subjektet të cilat do të përzgjidhen për të marrë pjesë në panair, duhet të jenë dakort që pas përfundimit të tij të plotesojnë nje formular mbi të dhëna e punës së kryer gjatë aktivitetit. Ky formular i cili do të vihet në dispozicion nga ana e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, nuk do të cënojë interesat e biznesit të agjencisë por do të synojë të sigurojë të dhëna sasiore mbi kontaktet që janë realizuar, lloji i personave të interesuar, nacionaliteti, ç’farë ineteresi kishte, opinioni rreth stendës, etj. Gjithashtu kërkohet një informim i metejshem mbi mbajtjen e kontakteve për takimet e realizuara në panair.

Ø Në rast se numri i subjekteve aplikuese për pjesëmarrje në panair është më i madh se sa numri i vendeve të disponueshme në raport me sipërfaqen e stendës, përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse do të bëhet nëpërmjet një shorti që do të zhvillohet në ambiemtet e AKT-së në prani të të gjithë subjeteve aplikuese.

About the Author