Comment are off

Në 6-7 Prill mbahet Mediterranean Tourism Fair në Expocity Albania

“Mediterranean Tourism Fair Tirana 2018”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal do të mbledhë në Tiranë, pjesëmarrës nga vendet të ndryshme të Europës.

Edicioni e 2-të i këtij panairi, që do të zhvillohet në datat 6-7 prill, synon inkurajimin e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale.

Pjesëmarrësit nga vende te ndryshme si Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj, do të shfaqin potencialin dhe resurset e tyre turistike në kategori të ndryshme të kësaj industrie.

Destinacionet, akomodimi (hotele/ vila/ resorte), agjencitë, turizmi detar, turizmi malor dhe gastronomia do të jenë vetëm disa nga kategoritë që do të paraqiten në këtë panair, që këtë vit organizohet edhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Në vijim edhe të eksperiencës së akumuluar në edicionin e parë të tij, MTF Tirana 2018 synon të promovojë sërish turizmin hyrës si dhe destinacionet më të preferuara në rajon dhe më gjerë.

MTF Tirana 2018 u ofron profesionistëve dhe operatorëve të industrisë së turizmit një mundësi për tu promovuar më tej, si edhe një platformë efektive për partneritete dhe bashkëpunime të reja.

Gjatë panairit do të ketë edhe forume, prezantime si edhe takime B2B me aktorë të rëndësishëm të këtij tregu.

About the Author