Comment are off

Nata e promovimit dhe degustimit te vererave te prodhuara prane kantines “Vreshti i Pashait”

20374328_1771516822861939_8840904020853637536_n

 

Dje ne mbrëmje u zhvillua nata e promovimit dhe degustimit te verërave te prodhuara pranë kantinës “Vreshti i Pashait” . Një verë që prodhohet në vreshtat në kryqëzimin e dy luginave atë të Sarandoporit dhe Vjosës , mbi historinë e pashallarëve të Leskovikut , rrethuar nga kreshtat e maleve të Nëmërçkës . Agjencia Kombëtare e Turizmit ishte pjesëmarrëse për të treguar mbështetjen e saj ndaj kompanive cilësore vendase dhe për të promovuar këto lloj prodhimesh të cilat e zgjerojnë hartën turistike të Shqipërisë dhe e diversifikojnë ofertën turistike të vendit tonë duke i shtuar asaj cilësi të reja për një turizëm të qëndrueshëm , gjithëvjetor dhe me prodhime Shqiptare .

About the Author