Comment are off

Monitorim i plazheve te bregdetit Shqiptar

 

Per te dytin vit rradhazi dhe ne vijim te urdherit te MZHETTS per ngritjen e task forces per monitorimin e plazheve, Agjencia Kombetare e Turizmit, se bashku me Agjencine Kombetare te Bregdetit , Inspektoriatin Qendror te Mbikqyrjes se Tregut dhe perfaqesues te MZHETS do te jene prezente prej dates 27 qershor deri me 4 korrik 2017 per monitorimin dhe ecurine e stacioneve te plazhit ne te gjithe vijen bregdetare te Shqiperise qe nga Velipoja deri ne Ksamil. Duke marre parasysh eksperiencen e sezonit te kaluar turistik veror 2016 kjo task force tashme rendit ne plan te pare nevojat e paplotesuara te subjekteve turistike dhe konstatimin e permbushjes se tyre gjate ketij sezoni turistik te sapocelur. Ne ditet e para te monitorimit eshte verejtur nje permiresim i dukshem i kushteve te munguara nga viti i kaluar duke krijuar komoditet per pushuesit te cilet gjithmone e me shume shtohen ne numer. Subjektet private kane marre informacionin e duhur nga pushteti lokal per sensibilizimin dhe marrjen e masave per permiresimin e mbarevajtjes se ketij sezoni turistik. Urdhri i Kryeministrit per ngritjen e task forces mbi planin e masave ne pergatitjen dhe mbarevajtjen e sezonit turistik veror 2017 si dhe Tryeza e perbashket e organizuar nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomise, Sipermarrjes, Tregtise dhe Turizmit Znj. Ekonomi thirrur disa here gjate muajve te pare para celjes se sezonit turistik ka ndikuar ndjeshem ne rritjen e pergjegjesise se aktoreve pjesemarres e ne moslenien ne harrese te problemeve te sektorit turistik. Kjo ishte faza e pare e monitorimit te plazheve e fokusuar ne higjenen e plazheve, plotesimin e kushteve te subjekteve akomoduese dhe stacioneve te plazhit . Faza e dyte do te filloje gjate diteve te para te muajit gusht per te pare ecurine dhe zbatimin e plote te kritereve te percaktuara nga vendimi perkates i Keshillit Ministrave .

About the Author