Comment are off

Mberriti sot ne aeroportin e Rinasit, avioni i pare me 150 turiste nga Biellorusia.

n34a8689

Mberriti sot ne aeroportin e Rinasit, avioni i pare me 150 turiste nga Biellorusia. Efektet pozitive per heqjen e vizave me disa shtete qe qeveria shqiptare miratoi disa jave me pare , tashme u konkretizuan dhe me tregun Biellorus ku, fluturimet javore nga kryeqyteti Minsk do te vijojne te sjellin turiste deri ne fund te muajit shtator .

Ne nje pritje te vecante bazuar në traditat mikpritëse shqiptare qe ju be grupit te turisteve nga Agjencia Kombetare e Turizmit se bashku me operatorin turistik Aler-Travel, drejtori i pergjithshem i AKT-se Z. Ardit Çollaku theksoi rendesine e bashkepunimit mes operatoreve turistik te dy vendeve tona per te rritur me tej numrin e turisteve nga ky treg dhe per ta zgjatur ate ne kohe.
Agjencia Kombetare e Turizmit tashme i ka kushtuar nje vemendje te vecante ketij tregu turistik, duke qene e pranishme ne disa aktivitete si dhe duke pergatitur materiale promocionale te dedikuara per turistet Rus foles.

Gjithashtu kompania Aler Travel do të vijojë të sjellë çdo javë turistë nga Bjellorusia dhe Ukraina deri në fund të muajit shtator. Vetëm nga Ukraina pritet të vijnë këtë vit rreth 8000 turistë.
Ndërkohë që sfida e Shqipërisë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore. Ulja e TVSH së Turizmit nga 20 % në 6 % pritet të sjellë një bum të ardhurash për këtë industri dhe shtimin e investimeve për zgjerim të strukturave akomoduese dhe përmirësim të shërbimeve të tyre.
Synimi në këtë sektor nuk është më thjesht rritja e numrit të turistëve, por ofrimi i shërbimeve cilësore, zgjatja e kohës së qëndrimit të turistëve, në mënyrë që ata të shpenzojnë më shumë dhe të kthehen sërish.

Ne vijim, nje falenderim i vecante nga ana e operatoreve turistik vajti per Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes Zj. Milva Ekonomi ne kuader te bashkepunimit dhe ndihmeses shume pozitive qe solli edhe heqjen e vizave sipas Vendimit te Qeverise shqiptare.

n34a8723

About the Author