Comment are off

Marrëveshja ishulli i Sazanit do hapet 6 muaj për turistët

Nisur nga 1 maji do të vizitohet nga turistët Ministrja eEkonomisë Milva Ekonomi dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nënshkruan dje marrëveshjen që do të lejojë përdorimin e ishullit për qëllime turistike Ministrja Ekonomi tha se ishulli i Sazanit do të hapet për turistët nga fillimi i muajit maj deri në fund të tetorit pikërisht gjatë kohës së sezonit veror Ministrja Ekonomi tha sehapja e ishullit për turizëm përmbush një nga kërkesat e vazhdueshme të opera torëve turistikë Në mar rëveshjen që sapo nënshkruam ishulli hapet më Tmaj 2017 dhe përfundon aksesin në 31 tetor po të këtij viti. Ishulli do të jetë subjekt i vëzhgimit nga ana e sigurisë për një periudhë kohe të caktuar Kjo është një ngjarje e rëndësishme për ekonominë shqiptare. Nga komunikimet që kemi pasur me turoperatorët dhe agjencitë jemi informuar se më shumë turistë nga vendet europiane por edhe për më tej kërkojnë të vizitojnë vendin tonë.  Një nga kushtet që turistët kanë pasur vazhdimisht në vëmendjen e tyre ka qenë siguria. Ne jemi duke e diskutuar edhe me forcat e Shtabit të Përgjithshëm për mënyrën se si do aksesohet Sazani cilat do të jenë shtigjet dhe çfarë mund të bëjë një vizitor në Sazan. Shumë shpejt do të ketë edhe një kalendar aktivitetesh u shpreh Ekonomi Ministrja eMbrojtjes Mimi Kodheli garantoi sigurinë e turistëve. Ne do të sigurojmë nëpërmjet strukturave tona dhe angazhimit tonë qoftë të Shtabit qoftë të Ministrisë së Mbrojtjes një akses të mire dhe një lehtësim të procedurave për të gjithë ata që kanë dëshirë ta frekuentojnë gjatë sezonit turistik këtë zonë dhe njëkohësisht edhe për të siguruar sigurinë e tyre fizike që është shumë e rëndësishme për çdo njeri që udhëton në një vend të huaj u shpreh Kodheli.

About the Author