Comment are off

Logu i Bjeshkeve 2017

Me dt 5 gusht u organizua nga Bashkia Malesi e Madhe , Logu i Bjeshkeve 2017 qe u mbajt prane fshatit Lepushe . Aktiviteti permbante nje koncert folklorik te muzikes dhe valleve se kesaj zone , muzike rinore , si dhe zgjedhjen e vajzes me te bukur te bjeshkeve veshur e stolisur sipas traditave te hershme po ashtu stenda me prodhime artizanale .Nje pjesemarrje shume e larte vizitoresh moren pjese ne kete aktivitet festiv duke bashkuar banore te trevave te Veriut dhe Kosova , Mali I Zi por dhe shume turiste te huaj Gjermane , Zvicerane e Italiane.
Ne kete aktivitet ishte e ftuar dhe Agjencia Kombetare e Turizmit e cila mori pjese duke shperndare per te pranishimit e shumte te huaj por dhe vendas materialet e saj informuese rreth Alpeve Shqiptare dhe Shqiperise Turistike ne teresi si dhe duke i sygjeruar atyre vende te tjera per te vizituar sipas kerkesave dhe deshirave te turisteve .
Ky aktivitet sherbeu gjithashtu per te marre dhe pershtypjet e turisteve te huaj qe ishin prezent ne aktivitet, rreth kesaj zone ne vecanti e Shqiperise ne pergjithesi . Nga ana e tyre pershtypjet ishin tejet pozitive per eventin ne fjale me muziken dhe kostumet tradicionale , per natyren magjepese , mikepritjen Shqiptare , dhe ushqimin e shijshem bio ne Shqiperi , duke siguruar me tej qe do ja sygjerojne Shqiperine kujtdo, pasi eshte nje vend me vlera te vecanta dhe unike ne Europe .

About the Author