Comment are off

ITB Berlin 2017

itb1

Përgatitjet për panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2017, i cili zhvillohet në datat 8-12 Mars, kanë filluar tashmë prej kohësh.

Faza përgatitore angazhon shumë aktorë e rezurse për qëllimin final, atë të faktorizimit të tregut tonë turistik.

Marrëdhëniet me tregun turistik gjerman konsolidohen dita ditës duke kthyer përceptimin e mbarë pjesëmarrësve në këtë arenë ndërkombëtare të turizmit ndaj Shqipërisë, si pjesë e integruar e turizmit gjithvjetor mediteran.

Ky event, pritet më shumë entuziazëm e kuriozitet si më i madhi e më i rëndësishmi në fushën e turizmit në Europë.

Në këtë kuadër prezantimi, Agjencia Kombëtare e Turizmit në vazhdën e proçedurave përgatitore, thirri pranë ambienteve të saj për hedhjen e shortit mbi pozicionin në stendë, të gjithë përfaqësuesit të operatorëve dhe agjencive turistike që kanë shprehur interes për pjesëmarrje në këtë panair.

Bashkëpunimi i mirë jep gjithnjë fryte të shëndetshme.

Struktura e turizmit shqipëtar falë implementimit të marrëdhenieve publik-privat, bëhet gjithnjë e më konkrete në unifikimin e imazhit të vendit tonë në mbarë botën.

About the Author