Comment are off

Ftesë për Negociata Organeve të Medias Vizive Ndërkombëtare

Ftesë për Negociata 

Drejtuar: Agjencive të Specializuara / Organeve të Medias Vizive  Ndërkombëtare

 

Në bazë të nenit 7 pika b të Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM nr.1195 datë 05.08.2008“Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për trasmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në mediat e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e administratës shtetërore”,

Jeni të ftuar:

  1. Të ofertoni për proceduren për transmetimin e spoteve në Mediat Ndërkombëtare në kuadër të promovimit të Turizmit Shqipëtar me fond limit 25.000.000 (njëzetë e pesë milion) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit.
  1. Objekti i proçedures është: “Promovimi mediatik i Shqipërisë Turistike”

 

Transmetim spoti në mediat ndërkombëtare si më poshtë:

 

  1. Transmetim spoti në 2 dy media ndërkombëtare të mirënjohura të specializuara në fushën e turizmit dhe që prek një gamë të gjerë të publikut Europian (kontinent). Spoti qe do te transmetohet eshte 30 sekonda.

Në këto televizione spoti duhet të shfaqet jo më pak se 200(dyqind) herë ne harkun kohor 17/12/2017 deri 31/12/2017 në të dy televizionet.

Transmetimet në prime-time do të jetë jo më pak se në masën 50%.

 

  1. Transmetimin në 2 media të mirënjohur ndërkombëtare të specializuar në fushën e informacionit dhe që prek një gamë të gjerë të publikut Europian (kontinent). Spoti që do të transmetohet është i gjatësisë 30 sekonda.

Në këto televizione spoti duhet të shfaqet jo më pak se 40(dyzet) herë në harkun kohor 17/12/2017 deri 31/12/2017 në të dy televizionet.

 

Transmetimet në prime-time duhet të jenë jo më pak se në masën 25%.

 

  1. Konfirmimi për vazhdimësinë e negociatave duhet të shoqërohet me ofertën përkatëse për procedurën me objekt “Promovimi mediatik i Shqipërisë Turistike” sipas specifikimeve teknike të kërkuara.

 

  1. Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave do të vijnë në një ditë të vetme, të mbyllura në zarf me emrin dhe adresën e negociuesit, do të protokollohen dhe do të hapen njëkohësisht nga Komisioni i ngritur për ndjekjen e procedurave, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Turizmit me adresë Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallatet Shallvare Nr.12 A, Tiranë, në datën 12.12.2017 ora 10.00, të caktuar si afati i fundit për pranimin dhe hapjen e ofertave.
  2. Dokumentacioni ligjor i kërkuar është:
  • Deklarate për gjëndjen gjyqesore;
  • Deklarate për konftikt interesi;
  • Vërtetim nga Organet kompetente për likujdimin e detyrimeve fiskale, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore;
  • Ekstrakt historik nga QKR;
  • Vërtëtim për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike;
  • Kontrata të shërbimeve të ngjashme.

Dokumentacioni i sipërcituar duhet të jetë origjinal apo fotokopje e noterizuar dhe duhet të jetë lëshuar brenda tre muajve nga data e zhvillimit të proçedurës.

  1. Kushti për përzgjedhjen e agjencive të specializuara do të jetë:

Ҫmimi më i ulët 80%

Kontrata e ngjashme 20%

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

 

Dokumenti Zyrtar ne Word agjencive-te-specializuara-1 

About the Author