Comment are off

Fluturimi i pare Amsterdam Tirane dhe promovimi i Shqiperise.

18342399_1679430148737274_998032603044072479_n

Ne pritjen e organizuar nga Ambasada e Hollandes ne bashkepunim me Ministrine e Zhvillimit Ekonomik , Turizmit , Tregtise dhe Sipermarrjes ishin prezente Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi , Kryetari I Bashkise Tirane z. Erion Veliaj , Drejtori i Agjencise Kombetare te Turizmit z. Ardit Collaku , Ambasadorja e Hollandes ne Shqiperi znj. Dewi Van de Weerd , CEO i Kompanise Ajrore Low Cost Transavia z. Mattijs Ten Brink , Ambasadorja e Shqiperise ne Hollande znj. Adia Sakiqi si dhe nje sere operatoresh turistike , gazetare dhe zyrtare te tjere Hollandeze ardhur enkas per te zbuluar Shqiperine npermjet linjes se re ajrore Amsterdam Tirane . Pritja u organizua ne ambjentet e ngrohta te Mullixhiu-t ne Tirane i cili u zgjodh enkas per te prezantuar specialitetet dhe gastronomine Shqiptare Bio te ftuarve Hollandeze . Gjate fjales se rastit ju urua mireseardhja te ftuarve Hollandeze si dhe theksua nga te gjithe nevoja per promovimin e Shqiperise ne Hollande , krijimi po ashtu i kontakteve nepermjet kompanive Shqiptare dhe ato Hollandeze qe te ndikoje ne rrritjen e prezences te turisteve Hollandeze ne Shqiperi . Pala Hollandeze u shpreh shume e kenaqur per mundesine dhe e gatshme per ta promovuar Shqiperine ne menyren me te mire te mundshme .

Diten e neserme ne 11 maj AKT mori pjese ne workshop-in qe u zhvillua ne ambjentet e Ambasades Hollandeze ne kuader te fushates promovuese qe ka filluar kompania Transavia, kompani ajrore hollandeze. Me rastin e fillimit te fluturimeve direkte Amsterdam-Tirane, fluturimi I pare u realizua ne date 10 Maj, u ftuan edhe operatoret me ne ze hollandeze te cilet aktualisht po realizojne nje vizite studimore ne qytetin e Beratit dhe Durresit per tu njohur me disa nga potencialet turistike te vendit tone dhe per te filluar bashkepunimin me operatoret turistike shqiptare per perfshirjen e vednit tone ne paketat e perbahsketa turistike.

Pikerisht per kete arsye u zhvillua edhe workshop-I I sotem ku pjesemarres ishin:

– Z. Jurgen van Meirvenne, Zv/Ambasador I Hollandes I cili mbajti edhe fjalimin pershendetes

– Z. Ardit Çollaku- Drejtor I Pergjithshem I AKT-se I cili realizoi nje prezantim te zgjeruar te punes promovuese te AKT-se, te potencialeve tona turistike, ligjin e ri te turizmit si dhe synimet per te ardhmen , nder te tjera ftoi operatoret turistike prezente te nisin pa humbur kohe bashkepunimin pasi ky fluturim i ri shton mundesine e hapjes per Shqiperine te nje tregu te ri me vendet e Benelux por dhe ato nordike e me gjere .

– Z. Mattijs ten Brink, CEO I Transavia I cili prezantoi kompanine dhe rendesine qe ka fillimi I linjes direkte te fluturimit per promovimin e perbashket te dy vendeve tona

– Z. Mihill Luli, Manager per Zhvillimin e Biznesit ,RVO I cili prezantoi mundesite qe ofron vendi yne jo vetem ne fushen e turizmit por edhe ne fusha te tjera per terheqjen e kompanive te huaja te interesuara te realizojne investime.

– Zj. Laura Payne, Outdoor Albania, e cila realizoi nje prezantim te Via Dinarica si potencial turistik I vendit tone dhe pike e forte per turizmin e aventures

– Z. Pavlin Polia- I cili prezantoi turizmin malor si atraksion turistik dhe ne vecanti zonen e Thethit si nje nga vendet me te bukura per zhvillimin e turizmit malor

– Z. Martin Sobota- I cili prezantoi potencialet e jugut te Shqiperise dhe projektet qe do te realizoje ne zona te ndryshme te jugut te paraqitura edhe ne revisten “The traveler and the olive grove”

Ne perfundim u realizuan edhe prezantime nga operatoret hollandeze si FTI dhe Travel Counsellors te cilet prezantuan potencialet e vendit te tyre dhe interesin per promovimin e perbashket te dy vendeve tona. Ne fund u zhvilluan takime B2B ndermjet operatoreve shqiptare dhe atyre hollandeze per krijimin e kontakteve dhe bashkepunimit per perfshirjen e vendeve tona ne paketat e perbashketa turistike.

Mbas workshopit te zhvilluar dje ne ambientet Ambasades Hollandeze ne Tirane me teme “ Nje dritare per turizmin shqiptar “ , grupi i perfaqesuesve te kompanise ajrore low cost “ Transavia “ se bashku me disa operatore turistik hollandez, (midis tyre edhe grupi FTI) si dhe disa gazetare fleelance nga Hollanda , te shoqeruar nga punonjes te ambasades Hollandeze ne Tirane dhe perfaqesues se AKT kryen nje udhetim ditor per ne qytetin e Beratit dhe te Durresit .
Ky udhetim i organizuar nga ana e ambasades Hollandeze ne Tirane , synonte qe t’u jepte te ftuarve nje informacion sado modest lidhur me mundesite e kryeries se aktiviteti turistik ne Shqiperi. Kjo duke i prezantuar me njeren prej pikave tona me te rendesishme te turizmit kulturor dhe pjese e listes se UNESCO-s, sic eshte qyteti i Beratit , si dhe me qytetin e Durresit i cili duke qene porti kryesor i vendit me nje trashegimi antike , njekohesisht prane kryeqytetit dhe aeroportit nderkombetar te Rinasit paraqet mundesi te konsiderueshme per t’u perfshire ne paketat dhe axhendat turistike te subjekteve nga Hollanda .
Agjencia Kombetare e Turizmit kontribuoi nepermjet ofrimit te guides gjate ketij udhetimi si edhe duke fotografuar kete tur ditor per qellime promovimi dhe dokumentimi te tij .

18451499_1679436242069998_3998774912709427171_o
Vizita ne qytetin e Beratit , perfshiu viziten ne Muzeun Onufri ne Katedralen “ Fjetja e Shen Merise “ si dhe nje dhe tur te shpejte brenda kalase duke perfshire kalimin prane kishave te Shen Kollit, Shen Merise Se Vllahernes, Shen Triadhes, cisternave te ujit ne kala, rrenojat e xhamise se Kuqe deri ne ballkonin e kalase me pamjen panoramik mbi qytetin e Beratit , luginen e Osumit dhe malin e Tomorrit ne horizont.
Vizita ne qytetin e Durresit, perfshiu vizitet ne torren Veneciane , shetitore Taulanti buze detit si dhe Sfinksin , i cili eshte nje projekt i nje studoje hollandeze , e cila krahas ofrimit te nje objekti clodhes ne formen ne nje shkallaraje mbi bredget synon dhe rikuperimin e plazhit ne kete pjese te qytetit te Durresit.
Nga ana e te ftuarve hollandeze u vune ne dukje asetet e rendesishme qe ka vendi yne ne fushen e turizmit , si dhe u vleresua shume edhe kulinaria e cila ishte gjithashtu pjese e ketij turi ditor. Si perfundim u be nje prezantim i shpejte por efikas i Shqiperise grupit te pare qe peruruan kete fluturim me qellimin afatgjate qe Hollandezet por jo vetem te gjejne ne Shqiperi pse jo shume nga ato gjera qe vetem Shqiperia mund ti ofroje .

About the Author