Comment are off

Festivali Kulinarisë “Lezha Gatuan”

Stafi i Agjencise Kombetare te Turizmit ishte dje me dt 6 maj ne Festivalin e Kulinarise “Lezha Gatuan” organizuar nga Bashkia Lezhe i cili u zhvillua ne nje date qe perkon dhe me pervjetorin e ditelindjes se heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbej ne sheshin qe mban te njetin emer ne qytetin e Lezhes . Agjencia Kombetare e Turizmit me ftese te Pushtetit Vendor ishte ne mbeshtetje dhe ne zbatim te detyres se saj promovuese te Shqiperise Turistike duke kontribuar nepermjet shperndarjes te materialeve te saj informuese dhe promovuese . Ky aktivitet organizohej per here te pare dhe synonte shfaqjen, njohjen, dhe shijimin nga ana e publikut te specialiteteve eno-gastronomike tradicionale, por dhe kulinarise bashkekohore me te perpunuar te zones se Lezhes, e cila vitet e fundit ka pasur nje hov , larmishmeri, cilesi ne fushen e shijes e gatimit por dhe artizanatit. Ne kete takim ishte prezent dhe Ministri Klosi se bashku me stafin e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit. Lezha po ashtu perben nje pike turistike tejet interesante te Shqiperise, me nje sere monumentes e vendesh per te vizituar si Keshtjella e Lezhes , rrenojat e qytetit antik te Lissus-it, Kishen e Shen Kollit ose Vendprehjen e Gjergj Kastriotit, monumentin kushtuar Beselidhjes, monumentin e Gjergj Fishtes, Shetitoren e re pergjate Lumit Drin, plazhin e afert te Shengjinit, Zonen e Mbrojtur te Kune Vainit, Ishull Lezhes, Lagunen e Patokut, Kallmetin , Fishten, Zadrimen ku ka shembuj eno-gastronomike dhe agroturistike mjaft te vecante dhe per tu vleresuar .  

31949138_2092558014091150_693748887453696_o31958051_2092557720757846_5954670567595442176_o31956123_2092557807424504_7842650663778516992_o31960335_2092557494091202_7040723550277206016_o

31949217_2092557134091238_8207429408823181312_o

31947877_2092557194091232_6543821105717575680_o

About the Author