Comment are off

Faza e dytë e monitorimeve në plazhet e Shqipërisë

Për të dytin vit rradhazi dhe në vijim të urdhërit të Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për ngritjen e Task-Forcës për monitorimin e plazheve, Agjencia Kombëtare e Turizmit, së bashku me Agjencine Kombëtare të Bregdetit, përfaqësues të Ministrisë dhe Bashkive përkatese do të jene prezente prej dates 31 korrik deri me 4 gusht 2017 në fazën e dytë të monitorimit të stacioneve të plazhit në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë nga Velipoja deri ne Ksamil si dhe në plazhin e Pogradecit.
Ky grup pune i ngritur në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit mbi marrjen e masave për sezonin turistik veror, përfundoi sot ditën e dyte të fazes së dyte teë monitorimeve për këtë sezon. Nisur nga përvojat e sezonit të kaluar turistik veror 2016 , kjo task-forcë tashmë rendit në plan të parë kriteret e paplotesuara të subjekteve që kanë marrë hapësirat e plazhit me qera si dhe monitoron përmbushjen e tyre gjate ketij sezoni turistik. Përveç subjekteve private që kanë marrë informacionin e duhur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për vetëdijësimin dhe marrjen e masave për përmiresimin dhe plotësimin e kushteve dhe kritereve që percakton VKM-ja 369 e vitit 2016, gjithashtu grupet e punës kanë shpërndareë dhe një material të detajuar për pushuesit mbi rregullat e Arta dhe masat që duhet të marrë gjithsecili përpara se të hyjë në det, duke ju vënë në dispozicion dhe të gjithë numrat e nevojshem për çdo rast emergjence. Kjo fazë e dytë monitoruese , ndër të tjera ka patur në fokus dhe plotësimin e kushteve të higjenës, dhe sigurisë, ku sipas disa mangësive të vogla inspektorët e Bashkisë së Sarandës vendosen dhe masat administrative për subjektet që nuk plotesonin këto rregulla e standarte.
Ky monitorim, pritet të japë rezultate pozitive dhe rrisë më tej sensibilizimin përkatës të çdo strukture apo stacioni plazhi që ofron këtë shërbim për pushuesit vendas dhe të huaj.

About the Author