Dhuro një xhup, ngroh një shpirt!

Skanderbeg Square

Qëllimi i kësaj nisme është që t iu vijmë në ndihmë personave të cilët nuk mund të sigurojnë një xhup të ngrohtë në këtë dimër të ftohtë. Ne synojmë që të mbledhim një numër të konsiderueshëm xhupash, dhe më pas ti shpërndajmë nëpër pemët e qytetit, ku cdo person i cili ka nevojë për një të tillë mund ta marrë. Çdokush mund të kontribuojë në dhurimin e një xhupi, e në këtë mënyrë arrijmë që këtë dimër t’ua bëjmë më të ngrohtë. Vlera e dhurimit të xhupave të përdorur është më e madhe se sa mund të shfaqet në shikim të parë.Ndikimi është shumë i gjerë, nga individi, tek komuniteti dhe mjedisi. Duke dhuruar xhupat e përdorur, ju po ndihmoni të tjerët të cilët ndoshta janë më pak të lumtur të ndihen më mirë.
Kjo nismë është bërë më përpara dhe në disa shtete të tjera të Europës dhe ne menduam që ta sillnim dhe në Shqipëri.
Shpresojmë që kushdo që e sheh këtë të na bashkohet.