AMA film

at AMA every Thursday of the month a Film , Documentary Show

Autoriteti i Mediave Audiovizive do të çelë në datën 6 dhjetor një cikël të ri aktivitetesh. Filma, dokumentarë dhe projektime të ndryshme do të shfaqen të enjten e parë të çdo muaji në ambientet e AMA-s.

Këto projektime do të jenë të lidhura me tema si komunikimi, gazetaria, media, televizioni, radio por edhe me tema të tjera sociale. Kjo qasje e re e AMA-s ndaj publikut dhe profesionistëve të medias vjen për t’i hapur rrugë dhe zhvilluar debatin aktual të tematikave të komunikimit dhe audiovizualit, por jo vetëm. Këto takime synojnë që të krijojnë një mundësi më shumë për zhvillimin e marrëdhënieve profesionale dhe njerëzore mes profesionistëve të medias.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve, shkon njëherazi edhe me qëllimin e AMA-s, për përmirësimin e mjedisit mediatik në Shqipëri, edukimin mediatik dhe forcimin e lirisë së shprehjes dhe informacionit në të gjitha nivelet.
Këto evente social-kulturore, do të jenë të hapura për cilindo të interesuar; për gazetarët, stafin e AMA-s, studentët e gazetarisë, stafin e radiove dhe televizioneve, pedagogët e gazetarisë, rrjetin e profesionistëve të audiovizualit, gjimnazistët e interesuar për shkencat shoqërore, por edhe për cilindo dashamirës të kinemasë, duke krijuar një hapërsirë të re të përbashkët.

Filmi i parë i përzgjedhur është filmi amerikan “ Ace in the hole” i regjisorit Billy Wilder, i vitit 1951. Filmi rrëfen historinë e një gazetari jo aq shumë të suksesshëm deri në ditën kur shfrytëzon historinë e një njeriu të bllokuar në një shpellë për të rihapur në një formë tjetër karrierën e tij. Por situata shpejt përshkallëzohet në një cirk jashtë kontrollit.

Bashkëlidhur traileri i filmit: https://www.youtube.com/watch?v=x0Gsv5p5GdY

Ju ftojme pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, 
Rr. “Papa Gjon Pali II” (pas RTSH)
Nr. 15, Tiranë.

Shperndajeni aktivitetin në persona të tjerë të interesuar!