Comment are off

Edicioni i 15-te i Festivalit Nderkombetar te Teatrit Butrinti 2000

 

butrint

 

butrint1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot ne Teatrin Antik te Butrintit u hap edicioni i 15-te i Festivalit Nderkombetar te Teatrit Butrinti 2000 , i cili u cel me nje video te historikut te ketij festivali te magjishem dhe me nje koncert me pjese klasike nga orkestra e sponsrizuar nga Sigal .
Ky festival do te mundesohet falas per vizitoret vendas dhe te huaj fale mbeshtetjes se Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes , Agjencise Kombetare te Turizmit Bashkise Sarande , Parkut Kombetar Butrint dhe bashkepunimit shume të frytshem me organizatoret dhe drejtuesin z. Alfred Bualioti .
Drejtori i pergjithshem i AKT-se,  Z. Ardit Collaku ne fjalen e tij pershendetese theksoi nevojen e aktiviteteve kulturore si ky festival kaq unik ne Shqiperi i cili nderthur me se miri antikitetin me modernen duke i dhene vlera te medha historise shqiptare pikerisht ne njeren prej zonave me te frekuentuara nga turistet sic eshte Parku Kombetar i Butrint.

Statistikat tregojne se vizitat prane monumente te kultures, siteve arkeologjike dhe pareqeve Kombetare jane rritur me mbi 30% nga viti i kaluar dhe pikerisht jane keto aktivitete si ky festival qe vene ne pah trashegimine e pasur arkeologjike , historike , kulturore te Shqiperise dhe qe ofrojne per vizitoret nje pakete te plote turistike duke rijetezuar monumentet dhe terhequr me shume vizitore drejt tyre.
Nepermjet performances se trupave teatrale vendase dhe te huaja , publiku vendas dhe pushuesit e huaj do te mund te shijoje gjate kesaj jave pjese te ndryshme teatrale te autoreve me te medhenj me fame Boterore si Shekspir etj.
Ky festival , gjate ketyre neteve do vijoje të mbushe me aktivitet keto dite te nxehta vere dhe do te finalizohet me dt 19 korrik, me shfaqjen teatrore te trupes me te mire teatrale qe vjen nga Teatri Kombetar Kinez , i cili perben nje nga prurje tejet te vecanta te ketij edicioni te 15-të.

About the Author