Comment are off

Dita Boterore e Turizmit 27 Shtator 2017

Data 27 shtator është caktuar nga ana e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Turizmit. Tema e këtij viti është “Turizmi i qëndrueshëm si mjet për zhvillim”. Në kuadër të kësaj dite, pjesmarres ne kete event do te jete dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Klosi. Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe me mbështetjen e Bashkisë Krujë si dhe Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqiptare do të organizojë në qytetin e Krujës ditën Botërore të Turizmit. Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë ditën e mërkurë, datë 27 shtator 2017, ora 09:30 në këtë event  nuk do të mungojnë aktivitetet e ndryshme, si ekspozita me piktura, vizita në pazarin e Krujës me punuesit e qelesheve dhe objekteve të tjera të zejtarisë, pjesë e trashigiminisë tonë kulturore, vizitë në Kalanë e Krujës, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Muzeun Etnografik si dhe aktivitet outdoor në Qafshtamë ose Sari Salltik. Në këtë event nuk do mungojë muzika tradicionale Krutane si dhe gatimet e trevave të Shqipërisë.
Dita Botërore e Turizmit është përzgjedhur dhe si dita e hapjes së Konkursit të Turizmit, event i miratuar dhe nga ana e UNTWO, në portalin e – Albania ku jo vetëm qytetarët shqiptar, por dhe ata të huaj mund të marrin pjesë duke dërguar foto, video dhe ese mbi Shqipërinë Turistike.
brilliant-world-tourism-day-pic lovely-world-tourism-day-image header-en

About the Author