Comment are off

Dajti Adventure Park u përurua sot në datë 27 Korrik.

Tirana do të ketë tashmë një Park Aventurash, Dajti Adventure Park u përurua sot në datë 27 Korrik. Parku do të jetë i hapur për publikun më 28 korrik 2017.
I vendosur në zemrën e malit Dajti dhe duke shfrytëzuar të gjitha bukuritë që ofron natyra, Adventure Park është një eksperiencë unike me aktivitete të ndryshme, për të rritur dhe fëmijë te cilat u zhvilluan përgjatë këtij eventi ku pjesëmarres ishte kryebashkiaku i Bashkisë Tirane Z. Erion Veliaj , pëfaqesues të AKT , mediat dhe shoqatat e turizmit.
Gjithashtu u realizua një performancë nga një grup taekwondo si dhe një performancë artistike nën shoqerinë e muzikës së këngëtares Eneida Tarifa e cila ndezi atmosferën në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit. Ky park do të shërbejë si një vlere e shtuar për turizmin malor që përvec atraksioneve të zonës do të kenë mundësinë të zhvillojnë dhe aktivitete të ndryshme. Biletat do të mund të blihen në stacionin e poshtëm të Dajti Ekspres dhe çmimet për Adventure Park do të zbulohen së shpejti. AKT ishte prezente në përurim në mbështetje dhe duke i dhënë vëmendje turizmit malor dhe atë të sporteve outdoor .

About the Author