Comment are off

Celja e sezonit turistik ne Pogradec

Përshkrim

 Çelja e sesionit turistik është një prej eventeve më gjithpërfshirëse të Bashkisë Pogradec. Viti 2017 sjell së bashku tre qytete nga dy shtete, të bashkuar në Pogradec për Ditën e Liqenit – Ohri – Struga dhe Pogradeci. Së bashku do të hapim Sesionin Turistik Veror. Ky projekt konsiston në hapjen dhe ftesën e turistëve mbarë dhe ndërkombëtarë për të vizituar asetet natyrore, kulturore dhe historike që mbart qyteti i Pogradecit. Është kthyer në traditë kremti i këtij eventi që ndërthur kulturën, turizmin, kulinarinë, biznesin vendas dhe sektorë të tjerë që kulminojnë Sesionit Veror dhe jo vetëm.

 Programi:

  • Hapja:
    • Muzikë në sfond;
    • Performancë me kërcime të ndryshme;
    • Fjalim nga Kryetari;
    • Fjalim nga miqtë e Strugës dhe të Ohrid;
    • Program artistik:
      • Dramatizim nga Kuteli;
      • Performancë me Gr. Nostalgjia, Alba Dajlani, Liza Mara;
      • Performancë me poezi të ndryshme.
    • Nisja e argëtimit të fëmijëve;
      • Klloun;
      • Kështjella rëre.
      • Lojëra argëtuese.
    • Përurimi i Monumentit;
    • Festivali i Koranit dhe Gatime Tradicionale;
    • Numër Aeronautik;
    • Demostrim i Rojtarëve të Plazhit;
    • Konkurs:
      • Garë me varka/Notarë;
      • Garë me biçikleta (Lin – 1 Maji);
      • Orë stërvitore bregliqenore (volejboll + futboll).
    • Panairi i Punimeve Artizanale dhe Zejtarie;
    • Serenatistët;
    • Exponatyrë (ekspozitë në natyrë);
    • Ekspozita “Ditët Pogradecare”, A. Fezollari;
    • Koncert Muzikor
      • Hapja e koncertit;
      • Ndarje Çertifikatash për bashkëpunëtorët e kompeticioneve.
      • Ndarje Trofesh për bashkëpunëtorët e kompeticioneve
      • Klloun;
      • Lojëra argëtuese;
      • Stendë me materiale promocionale të qytetit. Festivali i Koranit dhe Gatimet Tradicionale nga të gjitha Njësitë Administrative në varësi të Bashkisë Pogradec.
About the Author