Comment are off

Alpitour zbarkon në Tiranë interes për turizmin e Bunk Art

No Alpitour Aiaiaiaiaiaaa Kush e mban mend reklamën e një prej agjencive më të mëdha të turizmit në botë. E ndiqnim në diktaturë në stacionet italiane me kanoçet e vendosura në televizionet tona Iliria a Butrinti. E pra pas shumë vitesh demokraci vetëm këtë vit kjo agjenci prestigjoze interesohet realisht për turizmin në Shqipëri për të sjellë këtu turistë nga e gjithë bota. Për këtë një grup i madh agjencish italiane të lidhura me Alpitour sjellë në Shqipëri nga deputeti socialist Artan Gaçi në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit kanë nisur vizitën e pikave më atraktive për të huajt në gjithë vendin. Ndalesa dhe interesi i pare ishte te Bunk Arti ku ideatori dhe kuratori Carlo Bollino u shpjegoi në detaje historinë e ndërtimit por edhe materialet e bollshme që janë të ekspozuara brenda. Të gjithë operatorët pjesëmarrës të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë vlerësuan si shumë interesant informues dhe sugjestiv Bunk Art. Interesi i mediave botërore përShqipërinë dhe turizmin e saj shkrimet dhe renditjet e publikuara që nga CNN apo Corriere della Sera etj të cilët vendosin Shqipërinë si vendin që duhet vizituar gjatë 2017 kanë ngjallur interesin e agjencive prestigjoze të turizmit botëror të cilat veç bukurive interesohen që në Shqipëri të ketë dhe qetësi dhe stabilitet për të sjellë grupe turistësh nga bota.

About the Author