Comment are off

Aktivitet per Turizmin e Qendrueshem ne zonen e Lumit te Vlores

Sot ne Njesine Administrative Kotë të Bashkise Selenice ne kuader te promovimit te turizmit gjithevjetor dhe nxitjes se produkteve te reja turistike per te gjithe zonen qe prek lumi i Vlores.
Ky aktivitet vjen si organizim I Qendres se Librit dhe Promocionit ne bashkepunim me Agjencine Kombetare të Turizmit , njesite e qeverisjes vendore dhe shoqaten e Restoranteve Turistike Shqiptare.
Synimi I ketij aktiviteti eshte zhvillimi I nje turizmi te qendrueshem dhe gjithevjetor i cili nepermjet zhvillimit te infrastruktures qe do te lidhe zonat bregdetare me fshatrat pergjate lumit te Vlores, do ti ktheje keto zona ne burim të produkteve te reja turistike per vizitoret vendas e te huaj duke ndihmuar ne rritjen e kapaciteteve njerezore dhe furnizimin ushqimor te hoteleve dhe restoranteve gjate rivieres shqiptare.
Me shume interes u prit gjithashtu dhe iniciativa e binjakezimit mes Bashkise se Malesise se Madhe dhe Bashkive te Qarkut Vlore si ajo e Selenices ku pervec shkembimit te informacionit dhe materialeve turistike nga te dy palet, do te rritet mundesia e nje bashkepunimi konkret per njohjen e traditave dhe nxitjen e projekteve te perbashketa me synim zhvillimin e kesaj zone dhe shkembimin e pervojes se krijuar .

n34a3285

About the Author