Albin Gega
Email: albin.gega @turizmi.gov.al
Vakant
Leonard Maçi
lindur në Tiranë në datë 13.04.1971
Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Master Shkencor në të njëjtën degë.
Në vijim në 2014 diplomuar në Master Profesional 2-vjeçar për Mjedisin e Qendrueshëm dhe Zhvillimin e zonave Rurale (sektori Agro-Turizëm), në kuadër të projektit TEMPUS të Bashkimit Europian.
Prej vitit 2013 Ndërmjetës Gjyqësor i licencuar nga Ministria e Drejtësisë.
Prej vitit 2008 përkthyes zyrtar i licencuar i Ministrisë së Drejtësisë për gjuhën italiane dhe çertifikim për përkthimin e klasifikuar të kategorisë B.
Trajnime të ndryshme nga Departamenti i Administratës Publike. Z. Maçi vjen nga një eksperiencë 27 vjeçare në tregun e punës, 13 prej të cilave në Itali dhe pjesa tjetër në Shqipëri. Fillimisht që prej vitit 2005 në sektorin privat.
Më pas prej vitit 2009 në Administratën Publike, në Qendrën Kombëtare të Licencimit në mbulim të Sektorit të licencave, për Arsimin dhe Shkencën, Kujdesin Shoqëror, Trashëgiminë Kulturore dhe Punësimin deri në vitin 2016.
Po në vitin 2016 i është nënshtruar testimit të DAP dhe arriti ngritjen në detyrë duke u emëruar në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Marketingut, Promocionit dhe Komunikimit, pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Z. Maçi zotëron komunikimin të lartë verbal dhe me shkrim, të gjuhës Angleze dhe Italiane. Gjithashtu zotëron aftësi të mira në përdorimin e programeve kompjuterike.
Email: leonard.maçi @akt.gov.al