Comment are off

AKT viti 2017

Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit , 2017 ka qenë një vit shumë i suksesshëm dhe i mbushur plot aktivitete e mbështetje në organizime të eventeve që shfaqin vlerat më të mira të Shqipërisë sonë , në bashkëpunime të frytshme me pushtetin vendor , qendror e partnerë privatë . Panairi Mesdhetar i Turizmit në Tiranë , dhe Takimi i Turizmit të Aventurës ishin për 2017 dy nga eventet më të rëndësishme përsa i përket Turizmit Shqiptar brënda vendit .
Po ashtu jashtë vendit Panaire Ndërkombëtare të rendësishëm ku Shqipëria është shfaqur bukur dhe fuqishëm si asnjëherë më parë, në bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me operatorët turistikë në vend dhe sidomos falë vizionit ndaj Turizmit të Qeverisë Shqiptare e Ministrive përkatëse të cilat kanë mbështetur në cdo hap punën promovuese të Shqipërisë Turistike , si një destinacion që ofron shumë larshmëri historike kulturore natyrore dhe një vend me synim perfundimtar turizmin e qëndrueshëm e gjithë-vjetor .
Mund te permendim pjesëmarrjen kryesore si Vend Partner për herë të parë në një Panair të Rëndësishëm Ndërkombëtar si ai i Shtutgardit në Gjermani , kjo ishte një nga risitë e ketij viti qe po mbyllet por dhe Panairet me te rendesishme boterore si ai Londres , Berlinit , Tokios , Milanos , Parisit dhe vendeve te lindjes si Kijevit , Moskes , Varshaves . Me rendesi te vecante per 2017 kane qene edhe udhetimet familjarizuese me media Suedeze , Turke , Japoneze , Italiane dhe operatore nga Japonia, Hollanda ,Britania e Madhe etj . Se bashku me panairet edhe promovimi online, aplikimet ne projekte dhe B2B sic ishte takimi i Bratislaves , kane plotesuar kuadrin e nje viti shum aktiv te ketij institucioni.
Ky sektor, fale punes se madhe promocionale ne arenen nderkombetare te bere nga AKT gjate dy viteve te fundit 2016-2017 , tashme ka prekur shifra dhe rezultate te shkelqyera duke shenuar rreth 15% te ardhura me shume vetem per 9 mujorin e pare te ketij viti si dhe duke realizuar nje rritje prej mbi 22% per numrin e pushuesve te huaj te hyre ne vend ne 11 mujor. Jo vetem shifrat, por ky vit do te mbahet mend per punen e pandalshme nga i gjithe stafi i AKT-se, rritjen e cilesise dhe sherbimit nga operatoret Turistik si dhe rritjen e bashkepunimit mes AKT-se dhe partnereve te saj nga sektori publik e privat.
Për 2018 jemi të sigurte që Shqipëria tashmë vend turistik trend si Destinacion i Ri Europian do prezantohet dhe më mirë , frytshëm dhe me objektiva e plane më të larta për tu arritur . Nje album me disa nga aktivitetet promovuese te AKT ne 2017 . 


25626189_10213463794001987_4747361898208401259_o

23736152_1897101356970151_8409087359519945519_o16-1-1

 

 

 

 

25073206_1967259146895053_2677496494793768647_o

 

About the Author